• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Borxhi arrin në 77.8% të PBB-së më 2020, stoku zgjerohet me 908 mln euro

23/02/2021
in Ekonomi
0

Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave përgjatë vitit 2020 shtesa mbi stokun e borxhit ishte mbi 111, 7 miliardë lekë ose 908 milionë euro si rrjedhojë e ngjarjeve të pazakonta që lidhen me tërmetin dhe pandeminë.

Realizmi faktik i borxhit ishte më i ulët se plani i qeverisë që parashikonte treguesin në 79,9 për qind të PBB më 2020.

Rritja e raportit të borxhit më PBB me 11,1 pikë përqindje brenda një vitit u shty nga dy faktorë kryesorë. E para ulja e pritshme e PBB-së së 2020-s me 107 miliardë dhe e dyta rritja e deficitit buxhetor në rekorde historike në një vlerë prej 110 miliardë lekësh më 2020-n.

Një pjesë e borxhit të ri u përdor kryesisht për kompensuar rënien e të ardhurave buxhetore prej 20,6 miliardë lekësh në raport me planin e rishikuar të vitit 2020.

Gjatë viteve 2016-2019, nevojat për hua në raport me PBB janë ulur, ndërsa gjatë vitit 2020, huamarrja shënoi rritje në linjë me nevojat buxhetore të rritura në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Burimi kryesor i huamarrjes vazhdon të mbetet tregu i brendshëm, megjithëse gjatë vitit 2018 dhe vitit 2020, ka pasur një rritje në drejtim të financimit të huaj si rezultat i emetimit të Eurobondeve dhe mbështetjeve buxhetore të akorduara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë për hua. Burimet kryesore të financimit mbeten burimet shumëpalëshe dhe ato dypalëshe, të cilat kryesisht janë përdorur për të financuar projektet prioritare, si edhe politikat zhvillimore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Këto burime kanë pasur një ndikim të rëndësishëm kryesisht në aspektin e optimizimit të kostove të borxhit dhe sigurimit të valutës së nevojshme për të shërbyer detyrimet e borxhit në valutë.

Në qershor 2020 u emetua eurobondi me vlerë 650 milion euro, i cili shërbeu për rifinancimin e 250 milion euro të Eurobondit 2015 dhe detyrimeve të tjera në valutë, si edhe për të përmbushur nevojat buxhetore të planifikuara për vitin 2020. Mbështetja buxhetore e akorduar nga FMN në vlerën 174 milion Euro nëpërmjet instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI), e cila shërbeu për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave nga përhapja e pandemisë së COVID-19 dhe tërmeti në nëntor 2019.

Marre nga Monitor.al

Tags: albanewsborxhi publikministria e financavePandemi
Previous Post

Vala e tretë e virusit, ja shifra e zymtë e vdekjeve nga Covid deri tani në SHBA

Next Post

Vështirësia financiare, ujësjellësit lënë pa paguar sigurimet shoqërore të stafeve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Vështirësia financiare, ujësjellësit lënë pa paguar sigurimet shoqërore të stafeve

Vështirësia financiare, ujësjellësit lënë pa paguar sigurimet shoqërore të stafeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.