• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bujqësia e varur nga tekat e klimës, përmbytjet rrënuan 1000 hektarë tokë të mbjella, nga të cilat 25 ha ishin sera

14/12/2021
in Ekonomi
0
Bujqësia e varur nga tekat e klimës, përmbytjet rrënuan 1000 hektarë tokë të mbjella, nga të cilat 25 ha ishin sera

Ta paktën 1000 hektarë tokë bujqësore nga të cilat 25 hektarë sera janë përmbytur gjatë reshjeve të fundit nga dalja e lumenjve nga shtrati në Jug të vendit, tha Ministria e Bujqësisë. Dëmet më të mëdha u krijuan në njësinë administrative të Kutallisë në Berat një nga zonat më prodhuese në vend me bujqësi intensive.

Gentian Ziu një fermer aktiv në zonë, i cili prej vitesh kultivon mbi 1 hektarë serë tha se pas humbjeve të mëdha që përjetuan fermerët nga mbjelljet e dyta, reshjet erdhën si mallkim. Ujërat që kanë vërshuar në tokat arë dhe në sera dëmtuan rëndë te mbjellat që gjetën, por ndërkohë e kanë bërë tokën të papunueshme për së paku deri në mars. Llumi që lanë përmbytjet e dëmton rëndë tokën. Shpesh ato sjellin materiale dhe lëndë ndotëse, por më e keqja është se tani fermerët që kishin sera nuk mund të mbjellin.

“Tani është sezoni i mbjelljes për prodhimit e pranverës ose siç quhen ndryshe nga fermerët janë mbjelljet e para. Ky është sezoni që siguron edhe fitimet më të larta për fermerët. Tani që serat u përmbyten mbjellja mund të vonohet deri në pranverë. Kështu fermerët po përballen me humbje të larta për dy sezone rresht” tha fermeri Gentian Ziu nga Kutallia e Beratit.

Përveç dëmeve në sera përmbytjet dëmtuan dhjetëra hektarë tokë në me grurë të mbjella në fushë, të cilat po kalben poshtë ujit dhe llumit që krijoi përmbytja. Gjatë dekadës së fundit përmbytjet në Jug të vendit janë shtuar, për shkak se në sezone të reshjeve lumenjtë, kryesisht Vjosa del nga shtrati duke përmbytur tokat rreth saj. Ministrja e Bujqësisë gjatë një vizitë në terren tha se, dëmi nga përmbytjet e fundit do të ishte më i madh nëse nuk do të ishin bërë investimet në argjinaturën e Vjosës.

Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun e Beratit ka ngritur një komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet i cili doli dje në terren.

Klima e biznesit në linjën prodhuese të bujqësisë është përkeqësuar vitet e fundit prej rritjes së kostove që po vijnë nga çmimet e larta të plehrave dhe pesticideve dhe nga ana tjetër dëmtimeve që kanë pësuar nga fara e keqe e mbjelljeve të dyta dhe mungesa e subvencioneve.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar.

Gjithashtu janë rritur kostot për të gjitha helmet dhe pesticidet e tjera, plastmasën dhe hekurin e serrave. Fermeri Ziu tha se kosto e prodhimit të një kilogrami domate tani ka arritur në 330-350 lekë, në varësi të kulturës dhe farës, nga rreth 290 lekë ose 30 lekë vitin e kaluar. Ndërkohë çmimet e shitjes kanë rënë ndjeshëm poshtë kostos. Plehrat kimike dhe pesticidet, përveçse tregtohen me çmime shumë të larta për buxhetin e fermerëve, nuk janë as cilësore.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bujqesiapermbytjetseratoka te mbjella
Previous Post

Ndahet nga jeta ylli i telenovelave meksikane

Next Post

Vrasje në Tiranë! Viktimë ka mbetur 29-vjeçari

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Vrasje në Tiranë! Viktimë ka mbetur 29-vjeçari

Vrasje në Tiranë! Viktimë ka mbetur 29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.