Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i cili në një histori makabër vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch në shtëpinë e tyre luksoze në Athinë, ka njoftuar mediat se është i frikësuar për jetën e tij. Pas marrjes së dënimit, Babis është transferuar në një qeli me një vrasës tjetër dhe mendon se shoku i tij i dhomës mund ta vrasë. Javën e kaluar mediat zbuluan se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino, 250 milje në veri, i cili konsiderohet si “Alcatrazi grek”.
Ai tani po ndan qelinë me një vrasës të paidentifikuar shqiptar dhe Babis dhe avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij mes frikës se një “kontratë vdekjeje” rëndon tani mbi të, pasi më herët ai kishte akuzuar shqiptarët dhe gjeorgjianët si grabitësit që ekzekutuan bashkëshorten e tij Caroline.