Tiranë- Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp ka folur për Buxhetin e vitit 2021. Rama u shpreh se ky buxhet është parashikuar t’ju vij në ndihmë familjeve në nevojë.
Gjithashtu kryeminsitri reagoi në lidhje me vaksinimin anti- COVID të popullsisë, ku shtoi se po diskutojnë që të jetë falas, por jo e detyrueshme.
“Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë. Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas. Mbani parasysh që do vijojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, që i humbën ato nga tërmetet. Mbani parasysh shkollat, i keni parë që janë shkolla pa asnjë dallim me ato në Europë, pavarësisht se ku ndodhen”,- tha ai.