• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shkarkimi i Ardi Veliut?/ Rama i vendosur: Sikur 500 mijë njerëz ta kërkojnë nuk do të ndodh! Nuk vendoset në rrugë kush ikën e vjen…

15/12/2020
in Politikë
0
Edi Rama

Edi Rama

Tiranë- “A do të largohet Ardi veliu?”

Në konferencën për shtyp Kryeministri Edi Rama shpërtheu’ ndaj protestave që po mbahen në vend ditët e fundit, u shpreh se edhe nëse 500 mijë persona e kërkojnë një gjë të tillë, nuk do të ndodhë, pasi “Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë”

“Edhe kur u ngritën kuksianët, edhe shumë më tepër se aq të ngrihen e të hidhen përpjetë, nëse nuk kanë të drejtë, nuk ndodh ta zmbrapsin qeverinë, për sa kohë unë do jem në krye të saj. Ne reflektuam, sepse të gjithë banorët e Kukësit kishin të drejtë. Qeveria kupton cila është e drejta dhe bënë gjënë e drejtë. Demokracia nuk është një sistem i përsosur. Curcill ka thënë që është sistemi më i keq, po të mos i llogarisim sistemet e tjera. Asnjë qeveri nuk e ka gjithmonë të drejtën me veten në çdo gjë që bën apo projekton, prandaj e drejta e protestës është e pacenueshme, por kjo nuk do të thotë që protestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Aty ndahen qeveritë demokratike me qeverinë që nuk janë demokratike. Aty ndahet qeveria jonë me atë që kishim më parë.

Si mund të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, po sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të ikë dhe drejtori i policisë? Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por sepse djalin e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhet të largohej, jo se kishte përgjegjësi në ngjarje, por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës, që të jemi shumë të qartë. Edhe unë po të mos isha kryeministër, do të kisha dalë në protestë, por jo në këto protesta, por në atë protestën e parë. Jo për t’iu hedhur në fyt policëve apo për të kapur kanatet e institucioneve e lëshuar gojën, por për të dëshmuar indinjatë qytetarisht. Qysh në momentin e parë ndaj ngjarjes është mbajtur qëndrimi më korrekt dhe më profesional, dhe sikur të mos ishin disa nga mediat, sigurisht që ngjarja dhe qëndrimi ndaj saj nuk do të ishin ndotur nga lloj-lloj marrëzish që janë shkruar. SHCBA ka marrë menjëherë përsipër atë që i takonte, sepse nuk mundej dot Policia e Shtetit të hetonte diçka që kishte ardhur si rezultat i veprimit ekstrem të një punonjësi. Autori jo vetëm u ndalua menjëherë, por doli dhe përpara gjyqit.

Atëherë çfarë kërkojnë këta? Duan të vazhdojnë ciklin e revolucionit imagjinar që ka dy vite që rrotullohet në rradaken e Metës e të Saliut? Mua më vjen keq për Bashën dhe është tjetër rast që provon se Basha është një lider pa pikë karakteri, sepse e di që ai s’ka lidhje me këtë që ndodh, por ai do duhet të dilte e të thoshte se këto janë të papranueshme dhe kjo nuk është rruga për të ardhur në pushtet. Por si gjithmonë ai është i papranishëm në momentin e duhur, në vendin e duhur, për të thënë gjënë e duhur. Kjo që ndodh nuk ka lidhje fare me zemëratat, por një tjetër akt i degradimit të Ilir Metës e Sali Berishës. Këta të dy janë pas asaj që ndodh në rrugë. Këtë e dinë edhe peshqit e Liqenit Artificial. Jam i bindur që të gjithë shqiptarët e dinë këtë, të majtë e të djathtë”, deklaroi kryeministri Rama.

Tags: albanewsArdi veliuedi ramalargimi i ardi veliutprotestat per klodian rashen
Previous Post

Buxheti për 2021/ Rama: Në ndihmë të familjeve në nevojë… Vaksina anti-COVID falas, por jo e detyrueshme

Next Post

“Humbi jetën aksidentalisht?”, Rama iu kthehet gazetarëve: Çorba që keni bërë ju! Familja përfiton pension sepse humbi jetën në kushte të një përplasje aksidentale

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Edi Rama/ Klodian Rasha

"Humbi jetën aksidentalisht?", Rama iu kthehet gazetarëve: Çorba që keni bërë ju! Familja përfiton pension sepse humbi jetën në kushte të një përplasje aksidentale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.