Tiranë- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.
![Ilirjan Celibashi thirrje partive: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin](https://cdnimpuls.com/news24.al/media3/-640-0-2158b00d61df7a33ffaecaf2d19bf3c2.png)