• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë LVV mbi 50 për qind

13/03/2021
in Kosova, Rajon
0
Levizja vetevendosje

Levizja vetevendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave.

Certifikimi i rezultateve pason trajtimin e ankesave të kandidatëve për deputetë dhe subjekte politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe në bazë të rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Hoxhiq, përfundimisht jashtë kuvendit

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

Pas ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, “Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiç” ka humbur ulësen në kuvend dhe në vend të saj ka hyrë, Unioni Socialdemokrat i Duda Bales. Ndërkaq, “Iniciativa Rome” ka mbetur vetëm me një ulëse në kuvend.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku u certifikua rezultati i zgjedhjeve, kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka bëri thirrje që deputetët e rinj të bëjnë reformën zgjedhore.

“Dua t’i drejtohem deputetëve të legjislaturës së ardhshme, subjekteve politike, që reformën zgjedhore të mos e lënë në udhëkryq, por t’ia japin rrugën e duhur. KQZ-ja është e gatshme që të japë kontributin e vetë profesional në këtë reformë”, tha Daka.

Ankesat në PZAP dhe Gjykatën Supreme të komuniteve joserbe

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja më 4 mars, partitë e komuniteteve joserbe iu drejtuan Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se dy subjekte boshnjake dhe rome, kanë fituar vota me ndihmën e Listës Serbe.

Ata kanë argumentuar se subjekti “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiç” dhe “Iniciativa Rome” kanë fituar vota në lokalitete të banuara me shumicë serbe.

PZAP-ja ka miratuar pjesërisht ankesat e këtyre partive politike, duke anuluar votat që këto dy subjekte fituan në komunat me shumicë serbe dhe duke bërë që jashtë kuvendit të mbetet Adrijana Hoxhiç. Kjo e fundit humbi betejën edhe në Gjykatën Supreme, e cila refuzoi ankesën e saj.

Hoxhiç ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese, por edhe mekanizmave ndërkombëtarë.

Dyshimet për manipulime të votave në QNR

Pas ankesave, PZAP-ja po ashtu kishte urdhëruar rinumërimin e votave me kusht dhe me postë të kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas dyshimeve se janë manipuluar votat në favor të një kandidateje.

Pas ngritjes së dyshimeve, Meliza Haradinaj-Stublla, dha dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga funksionet partiake. Pas rinumërimit të votave, Haradinaj-Stublla humbi edhe mandatin e deputetes për legjislaturën e tetë.

Lidhur me dyshimet për manipulime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve autoritetet kanë arrestuar dy persona.

Takime konsultative për krijimin e institucioneve

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani – që në këto zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – kanë thirrur takime konsultative me liderët e partive, lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Takimet pritet të mbahen të hënën më 15 mars.

Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Kurti ka thënë se qeverinë synon ta formojë me disa parti të komuniteteve joserbe.

Kosova po ashtu pritet që të zgjedhë edhe presidentin e ri, pasi që nga 5 nëntori i vitit 2020, është me ushtrues detyre të presidentit. Kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për këtë post do ta kandidojë Vjosa Osmanin.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga mbi 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 48.78 për qind dhe vota të vlefshme, sipas KQZ-së, kanë qenë 877.503./REL/

Tags: albanewskosovarezultati i zgjedhjevevetevendosje
Previous Post

Regjistrohen mbi 90 mijë viktima në Francë që nga fillimi i pandemisë

Next Post

Yuri Kim: Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ambasadorja Kim i shkon në zyrë kreut të KQZ-së

Yuri Kim: Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.