• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet e banesave u rritën me 6.7% në gjysmën e parë të këtij viti

26/09/2021
in Ekonomi
0
Çmimet e banesave u rritën me 6.7% në gjysmën e parë të këtij viti

Çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse rritja e çmimeve vazhdon, sipas të njëjtit burim, ajo është ngadalësuar krahasuar me periudhën e mëparshme të matur.

Në 6-mujorin e dytë 2020, çmimet e banesave ishin rritur me 6.2% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 11.3% me bazë vjetore. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 3.4% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 5.8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Megjithatë, edhe për Tiranën rritja vjetore e çmimeve paraqitet më e ngadalësuar, po të kemi parasysh se për gjysmën e dytë të vitit 2020 kishte qenë 8.9%. Krahasuar me vitin 2013, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 51.7%, më shumë se mesatarja kombëtare.

Edhe vrojtimi i radhës i Bankës së Shqipërisë konfirmon se çmimet vazhdojnë të rriten, ndonëse me ritme disi më të ngadalta krahasuar me vitin 2020. Pavarësisht pasigurive të lidhura me pandeminë, agjentët dhe firmat e ndërtimit të anketuara kanë raportuar përmirësim të mëtejshëm të tregut. Ky përmirësim, përveç rritjes së mëtejshme të çmimeve, dëshmohet edhe nga rënia e numrit të pronave të pashitura. Ndërkohë, koha mesatare e raportuar për shitjen e një prone ka ngelur afërsisht e pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe raportohet rreth 10.5 muaj në nivel kombëtare dhe 9.6 muaj për Tiranën.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje me ritme të shpejta të kredisë për blerjen e pronave nga individët. Në mesin e këtij viti, portofoli arriti vlerën e 140 miliardë lekëve, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas agjentëve, afërsisht gjysma e transaksioneve në tregun e pronave për këtë gjahstëmujor janë financuar me kredi bankare.

Edhe për sa i takon ofertës, Banka e Shqipërisë evidenton se kredia për ndërtim shënoi rrritje, si ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm, ashtu edhe kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2020. Një tjetër tregues i ofertës, numri i lejeve të ndërtimit, për 6-mujorin e parë të këtij viti u rrit me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në pritshmëritë e tyre për të ardhmen, agjentët kanë shprehur optimizëm të moderuar për rritjen e ttregut në të ardhmen e afërt dhe optimizëm akoma më të lartë për ecurinë e tij në periduhën afatgjatë.

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme dhe ndërtimin, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së tregut.

Marrë nga Monitor.al

Tags: apartamentetcmimet e banesavendertime ne tirane
Previous Post

Vuçiç bisedon me sekretarin e NATO-s, nervozohet pse po kritikohet për provokimet

Next Post

Kosovë/ 77 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Masat e reja në Kosovë goditje për ekonominë, buxhetin e shtetit dhe vendet e punës

Kosovë/ 77 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.