• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet e energjisë dhe karburantit në rritje, ekspertët: Nuk pritet përmirësim

25/10/2021
in Ekonomi
0
Çmimet e energjisë dhe karburantit në rritje, ekspertët: Nuk pritet përmirësim

Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme. Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve..se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.

Corona dhe çmimet e lartaNjë episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe. Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme. Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën. Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej. Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji: E dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet. Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë: Vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti. Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës. Sepse kështu duhej të bëhej kthesa energjitike apo jo: lënda e djegshme fosile do bëhej aq e shtrenjtë, sa t’ia vlejë përdorimi i energjisë së rigjenerueshme. Kur energjia e erës, ajo diellore dhe e ujit të jetë alternativa më e lirë, atëherë del vetë jashtë loje energjia prej qymyrit apo gazit. Ky ishte plani. Vetëm se ai nuk funksionon, sepse ne jemi ende shumë larg kthesës energjitike.

Kthesë energjitike po, por  si duhet

Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri, dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri. (Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri.) Vetëm se ne në Gjermani kemi pretendimin absurd, t’iu tregojmë të tjerëve, si duhet bërë. Të shpresojmë, që nuk na e imiton njeri atë që ne e quajmë kthesë energjitike. Sepse deri tani ajo ka kushtuar një sasi gjigande parash, por një trase energjitike, që sjell rrymën e prodhuar nga turbinat e erës nga veriu në jug nuk e kemi ende. Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17%. (Për krahasim në Suedi është 56%.)

E çdo ndërtim turbine duhet të kalojë njeherë nëpër procese gjyqësore. Të mos harrojmë: një kthesë energjitike bëhet vetëm kur mbështetet nga populli. Kush duhet të përdorë automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusë duart thellë në xhepa, ose blen një automjet elektrik (të subvencionuar nga shteti). Kreu i Volkswagenit, Diess personalisht e ka llogaritur, se do të jetë 50% më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. E këtë nuk e paguan dot gjithkush. E që të çmimi i energjisë të mos bëhet përçarës i shoqërisë, duhet që të ketë një kompensim për më të dobtit. Nuk duhet të mbesë premtim elektoral që mbrojtja e klimës të jetë sa më sociale. Kjo do të jetë pika ku do të matet puna e qeverisë së ardhshme.

Boehme Henrik Kommentarbild App

Henrik Böhme

Më shpejt më shumë energji të re

Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është, nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm. Mbyllja e boshllëkut të energjisë do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të CO2, ose Gjermania blen energji atomike nga Franca. Edhe kjo nuk është zgjidhje. Atëherë çfarë mbetet të bëhet? Qeveria e ardhshme duhet të jetësojë atë që do të fiksojë në letër në fund të bisedimeve paraprake të koalicionit, e që mund të bëhet pikë delikate në bisedimet për krijimin e qeverisë. Zgjerimi i energjive të rigjenrueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjitike. Ndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme./DW

Tags: cmimi i energjiseekspertetkarburant
Previous Post

Rama për Politico.eu: Shqipëria po bëhet gati për në BE, pavarësisht gjendjes së brendshme të Bllokut

Next Post

Ballkani i Hapur, Rama: Lëvizje e lirë e mallrave në 2022, hapim kufijtë në janar 2023

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkikaut të Himarës: Modeli të fjeturit gjumë, përballë plehrave

Ballkani i Hapur, Rama: Lëvizje e lirë e mallrave në 2022, hapim kufijtë në janar 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.