• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimet e larta ulin konsumin në vend, 6.3% më pak importe në sasi, 1.2 mld euro më shumë në vlerë

20/12/2022
in Ekonomi
0
Serbia e para, Kosova e dyta në rajon për rritjen e çmimeve

Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të shumë produkteve. Sipas të dhënave të INSTAT, për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndonëse po blejnë më pak mallra, konsumatorët po i paguajnë ato shumë më shtrenjtë.

Po sipas INSTAT, importet në vlerë për janar-nëntor arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E përkthyer në vlerë, janë 143 miliardë lekë, ose 1.2 miliardë euro më shumë të paguara për të blerë më pak mallra në sasi.

Nga 96 kapituj, që raporton INSTAT, për gjysmën e tyre importet ishin në rënie në sasi. Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.

Që nga marsi, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm duke kulmuar në 265 lekë/litër, nga 185 më parë, si rrjedhojë e efekteve të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas çmimet mbetën të larta në rreth 220-240 lekë për litër dhe vetëm së fundmi kanë zbritur në rreth 200 lekë/litër. Ndonëse importet e këtij kapitulli në sasi ishin me rënie, në vlerë u rritën me 67%, ose rreth 480 milionë euro më shumë.

Materialet e ndërtimit, që shënuan rënie në pjesën e parë të vitit për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë marrë veten, duke iu rikthyer rritjes edhe në sasi. Importet e gizës dhe çelikut u zgjeruan me më pak se 1% në sasi, ndërsa të çimentos me 12%.

Në rënie të ndjeshme ishin drithërat, që u tkurrën me 24.5% në sasi për 11 mujorin, që sipas aktorëve të tregut është e lidhur me rënien e konsumit si pasojë e emigracionit dhe importin e sasive të larta në muajt e parë të vitit, duke krijuar rezerva.

Në rënie të fortë janë dhe plehëruesit, importet e të cilave në sasi ranë e 50%, që reflekton rënien e kërkesës për prodhim nga bujqësia, e ndikuar si nga emigracioni ashtu dhe shtrenjtimi i lëndëve të para, duke dekurajuar mbjelljet e reja. Në të kundërt, importet e zarzavateve janë rritur ndjeshëm me 32% në sasi, një tregues se rënia e prodhimit vendas po zëvendësohet nga importet.

Mjetet e transportit kanë rënë me 12% (e matur po në sasi). Aktorët e tregut të sigurimeve kanë pohuar se emigracioni po ndikon në uljen e numrit të përdoruesve të makinave, të cilën ata e masin përmes sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

Edhe konsumi i kafesë rezulton në rënie, me importet që janë tkurrur me 13% në sasi. Shoqata e bareve dhe restoranteve ka pohuar vazhdimisht se konsumi në bare e restorante ka ardhur në rënie. Në nëntor, inflacioni arriti në 7.9%, çka nënkupton se çmimet mesatarisht janë rreth 8% më të shtrenjta se një vit më parë.

Ndonëse për herë të parë në në më shumë se një vit, inflacioni shfaqi shenja ngadalësuese, sërish ai mbetet afër niveleve më të larta që nga viti 1998. Shtrenjtimin më të lartë e kaë shënuar ushqimet, që janë produkti bazë i jetesës dhe karburantet./Monitor

Tags: albanewscmimet e lartaekonomiimportet ne vend
Previous Post

‘Bëni kujdes nga debatet me personin e kësaj shenje!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

Next Post

VIDEO/ Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina pret si heronj fituesit e Katar 2022

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
VIDEO/ Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina pret si heronj fituesit e Katar 2022

VIDEO/ Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina pret si heronj fituesit e Katar 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.