• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çmimi i miellit u rrit gjatë javës në tregun vendas, paralajmërohet ndryshim i çmimit të bukës

25/08/2021
in Ekonomi
0
Çmimi i miellit u rrit gjatë javës në tregun vendas, paralajmërohet ndryshim i çmimit të bukës

Çmimi i miellit u rrit me 15 për qind brenda një jave në tregun vendas, duke reflektuar zhvillimet në tregun ndërkombëtar dhe sidomos të korrat e dobëta në hemisferën veriore të globit. Pikat e shitjes me pakicë i shitën dje 100 kilogram miell kundrejt 5,500 lekëve nga 5,000 lekë që ishte çmimi para një javë. Tregtuesit e shumicës pohuan se rritja po vjen për shkak se furnizimet e reja nga importi po bëhen me çmime më të larta.Një ton grurë u shit me 273 dollarë në tregjet ndërkombëtarë me datën 23 gusht 2021. Kjo ishte vlera më e lartë që nga vjeshta e vitit 2012. Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve referojnë se çmimet e larta po vijnë si rrjedhojë e prodhimit te dobët këtë vit në Rusi dhe Kanada, furnizuesit kryesorë të tregut global me grurë. Prodhimi në hemisferën veriore paraqitet me një deficit rreth 21 milionë tonë këtë vit. Por analistët e tregut global janë optimistë se situata do të përmirësohet nga korrjet më të mbara në hemisferën jugore.

Megjithëse prodhuesit e mëdhenj i kanë shtuar sipërfaqet e mbjella këtë vit, ndryshimet klimaterike me përmbytje e thatësira i kanë dështuar korrjet në disa plantacione. Rritja e çmimit të grurit, një produkt bazë në konsumin global pritet të sjellë një rritje zinxhir të çmimeve në produktet dhe nënproduktet e brumit. Njësitë e shitjes me pakicë pohojnë se është rritur çmimi i makaronave, teksa lajmërojnë ndryshim edhe të çmimit të bukës.

Gjatë pandemisë rezervat e grurit ranë dukshëm për shkak të shitjeve rekord në muajt e parë të karantinës në fillim të vitit 2020, por situata u kthye në normalitet me hapjen e ekonomisë. Meqenëse gruri është një mall i tregtueshëm, niveli i çmimeve të tij është i lidhur ngushtë me dinamikën e tregjeve ndërkombëtare dhe nga faktorë të tillë si ndryshimet klimatike, rendimentet e prodhimit, çmimet e naftës, etj.

Të ardhurat e kompanive që tregtojnë miell kërcënohen si nga çmimet më të larta të grurit ashtu edhe nga presioni publik për çmime më të ulëta të bukës.

Marrë nga Monitor.al

Tags: bukecmimi i miellitfurre buketregu vendas
Previous Post

Vdekja e 18-vjeçares, detaje nga autopsia: Kishte politraumë

Next Post

RENEA del në terren/ Kontrolle të befasishme në tre qytete, disa të arrestuar, sekuestrohen armë e drogë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
RENEA del në terren/ Kontrolle të befasishme në tre qytete, disa të arrestuar, sekuestrohen armë e drogë

RENEA del në terren/ Kontrolle të befasishme në tre qytete, disa të arrestuar, sekuestrohen armë e drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.