• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

CNN zbardh dokumentet sekrete: Çfarë dinte Kina për pandeminë, por nuk ia tha botës

01/12/2020
in Aktualitet, Botë
0
CNN zbardh dokumentet sekrete: Çfarë dinte Kina për pandeminë, por nuk ia tha botës

Kina ka fshehur të dhënat reale për përhapjen e koronavirusit, të paktën deri në muajin shkurt të këtij viti. Është ky përfundimi i CNN bazuar në disa informacione pjesë e një serie dokumentash të brendshme të cilat duhet të qëndrojnë sekrete, por që rrjeti televiziv amerikan, ka mundur t’i marrë në dorë dhe thotë se i ka verifikuar.

117 faqet e dokumenteve të brendshme të gjetura nga CNN, përshkruajnë se si zyrtarët shëndetësorë në Hubei, ku gjendet qyteti i Wuhanit dhe ku virusi u zbulua për herë të parë, u penguan nga mungesa e financimit, duke çuar në mungesa në staf dhe në pajisjet e testimit.

“Ishte e qartë që ata bënë gabime, dhe jo vetëm gabime që ndodhin kur keni të bëni me një virus të ri. Ishin gabime burokratike dhe të motivuara politikisht”, thotë Yanzhong Huang, një anëtar i i shëndetit global në Këshillin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Dokumentet, zbulojnë mospërputhje midis asaj që zyrtarët dinin në fillim të shpërthimit dhe asaj që ata raportonin publikisht.

Zyrtarët kinezë “dukej se në të vërtetë minimizonin ndikimin e epidemisë në çdo moment dhe çdo në kohë”, përfshirë këtu dhe dhënien e një numri jo të saktë të rasteve të dyshuara në fillim.

Sipas raportit zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportuan më 5 shkurt 5,918 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i raportuar publikisht ishte vetëm 2,478, sipas CNN.

“Kina kishte një imazh për të mbrojtur ndërkombëtarisht, dhe zyrtarët kishin një nxitje të qartë për të ulur numrin e rasteve të raportuara”, tha Andrew Mertha, drejtori i Programit të Studimeve Kineze në Universitetin John Hopkins.

Nga mesi i shkurtit, zyrtarët përmirësuan sistemin dhe pushuan nga puna zyrtarët e lartë shëndetësorë në Hubei të cilët do të ishin përgjegjës për raportimin, transmeton abcnews.al

Dokumentet gjithashtu zbulojnë se si u deshën mesatarisht 23.2 ditë për të diagnostikuar rastet në muajt e parë të shpërthimit.

“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës”, shprehet Dali Yang, pjesë e Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Raporti vë në dukje se si më pas, sistemi u përmirësua  më 7 Mars, me mbi 80 përqind të rasteve të reja të konfirmuara të diagnostikuara, që u regjistruan në sistem po atë ditë.

Hetimi që CNN e cilëson si rrjedhjen më të rëndësishme të informacioneve nga Kina që nga shfaqja e sëmundjes, publikohet një vit nga dita, 1 dhjetor 2019, ku pacienti i parë i njohur shfaqi simptomat e Covid-19 në Wuhan, sipas një studimi të revistës shkencore Lanset.

Në të njëjtën kohë shpërthente jo vetëm në Wuhan, por dhe në qytete të tjera në Kinë, një epidemi gripale me një numër personash të infektuar 20 herë më shumë se një vit më parë. Dhe pse nuk mund të përcaktohet nëse ka pasur një lidhje mes dy sëmundjeve, autoritetet kineze akoma sot nuk kanë dhënë informacione për përmasat e epidemisë e cila gjithsesi mbingarkoi strukturat shëndetësore në momentin që po përballeshin me shpërthimin e Covid-19..

Dosjet tregojnë se zyrtarët e shëndetësisë nuk e kuptuan madhësinë e shpërthimit apo se do të evoluonte në një krizë globale.

Tags: coviddokumentat sekretkina
Previous Post

“Virozat po rëndojnë situatën e pandemisë”, specialistët e ISHP: Ja qytetet që janë ‘vatra të nxehta’

Next Post

Mësim i kombinuar, prindërit vihen në vështirësi, drejtuesit e shkollave: Vendosim sipas situatës

Related Posts

ALARMI/ Dezinfektantët e duarve shkaktojnë dëmtime në sy, rritje shqetësuese e rasteve

ALARMI/ Dezinfektantët e duarve shkaktojnë dëmtime në sy, rritje shqetësuese e rasteve

27/01/2021
“Në të ardhmen besoj se do merremi shumë me Shqipërinë”, çfarë deklaroi në vitin 2019 prokurori që zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove nga Ndragheta?

“Në të ardhmen besoj se do merremi shumë me Shqipërinë”, çfarë deklaroi në vitin 2019 prokurori që zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove nga Ndragheta?

27/01/2021
Pëllumb Pipero

U infektua me Covid-19 pasi mori vaksinën, Pipero: Po pres përgjigje, kam pikëpyetje

27/01/2021
COVID-19

STUDIMI/ Simptomat më të reja te pacientët me COVID, ulçer në gjuhë dhe enjte e gjymtyrëve

27/01/2021
E përdori edhe Trump kur u prek nga Covid 19, ky ilaç jep efekt 100% kundër virusit

E përdori edhe Trump kur u prek nga Covid 19, ky ilaç jep efekt 100% kundër virusit

27/01/2021
12 viktima dhe 832 të infektuar në 24 orët e fundit!

7 viktima dhe 876 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

27/01/2021
Next Post
Mësim i kombinuar, prindërit vihen në vështirësi, drejtuesit e shkollave: Vendosim sipas situatës

Mësim i kombinuar, prindërit vihen në vështirësi, drejtuesit e shkollave: Vendosim sipas situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

FOTOT/ Ky është vendi ku u vra Albert Krasniqi nga i ati

FOTOT/ Ky është vendi ku u vra Albert Krasniqi nga i ati

27/01/2021
Çfarë duhet të bësh para dhe pasi të marrësh vaksinën anti-COVID

Çfarë duhet të bësh para dhe pasi të marrësh vaksinën anti-COVID

27/01/2021
Mik i ‘Babastars’, plagosi Noizy-n në 2015/ Kush është Albert Krasniqi që u vra nga babai pasditen e sotme

Mik i ‘Babastars’, plagosi Noizy-n në 2015/ Kush është Albert Krasniqi që u vra nga babai pasditen e sotme

27/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.