Aleanca Covax këtë të martë ka publikuar listën e vendeve tek të cilat do të dërgojë vaksina anti Covid, në periudhën mars-maj.
Kosova është një ndër vendet e përfshira në këtë listë e cila do të marrë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca. Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj.
Vaksinat anti covid zvogëlojnë rreziqet për zhvillimin e sëmundjeve kronike deri në 80% të rasteve Në këtë list është vendosur edhe Kosova. Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.
Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.
Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum. Gjithashtu pjesë e listës është edhe Shqipëria, por si vet-financuese e 120 mijë vaksinave.