Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë infektuar me COVID, 228 persona dhe nuk kanë mundur të fitojë betejën me virusin një person.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.