Tiranë- COVID-19 i mori jetën një tjetër mjeku. Mjeku dhe drejtuesi i poliklinikës së specialiteteve nr.1, Ilirjan Draçi është ndarë nga jeta dhe lajmin e ka bërë t♪7 ditur ministrja Manastirliu.
Në postimin e Facebook, Manastirliu shpreh keqardhjen e saj për humbjen mjekut nga virusi që ka pushtuar botën.
“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë. U prehsh në paqe dr. Draci. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”- shkruan Manastirliu.