Kroacia ka forcuar rregullat për punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale për shkak të rritjes së infeksioneve.
”Nga e hëna, të gjithë punonjësit në këta sektorë do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose kuruar nga Covid-19, kur hyjnë në zyrat e tyre”, urdhëroi Drejtoria e Mbrojtjes Civile. ”Kushdo që nuk është në gjendje të sigurojë këtë dëshmi duhet të testohet për koronavirus dy herë brenda shtatë ditëve”, thuhet në rregulloren e re.
Rregullat zbatohen gjithashtu për pacientët që vizitojnë spitalet, qendrat e pritjes ose zyrat e mjekëve, ndërsa rastet emergjente përjashtohen. Infeksionet me koronavirus po rriten në Kroaci. Javën e fundit, 192,6 infeksione të reja janë regjistruar për 100 000 banorë. Kroacia, një destinacion turistik në Adriatik, ka mbetur prapa kur bëhet fjalë për vaksinimet.
Vetëm 42% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar./ATSH