Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 873 të tjerë. Ndërkohë që 316 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 98.539.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 106.651 raste pozitive, ndërsa 2.217 persona kanë humbur jetën.