Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 71 raste të reja pozitive dhe janë raportuar 2 viktima. Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 173 gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).
Numri i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.914, ndërkohë që ai i viktimave është 2.225 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.