Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka shpërndarë të dhënat e fundit sa i takon situatës së Covid-19. Sipas deklaratës, në 24 orët janë regjistruar tetë viktima nga koronavirusi në vend.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se u identifikuan 553 raste të reja aktivë me Covid-19, pas ekzaminimit të 3.649 testeve. Ndërkohë që janë regjistruar si persona të shëruar 534 prej tyre, derisa raste aktive janë 11.063.