Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid 19 këtë të mërkurë hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të marra në Kosovë. Qeveria, një ditë më parë, ka miratuar planin e ri të masave kufizuese antiCovid, ku sipas të cilave lëvizja e lirë e qytetarëve dhe puna e operatorëve ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00.
Sipas këtyre masave, personat mbi 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.