Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar një rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me C0vid-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë. Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën ka arritur në 1,699.
Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519. Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga virusi. Shumica prej tyre janë në oksigjenoterapi.