• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

COVID-19 në Shqipëri/ Zëri i Amerikës: Përkeqësim i shpejtë gjatë nëntorit, mesatarisht 10 vdekje në ditë

01/12/2020
in Aktualitet
0
15 të vdekur dhe 775 raste të reja, ja si paraqitet situata me Covid-in në Kosovë në 24 orët e fundit

Në Shqipëri, muaji nëntor shënoi një përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë COVID-19 me një numër të lartë viktimash dhe një shtim të fortë të rasteve të reja. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se janë 304 persona të cilët humbën jetën, duke bërë që mesatarja ditore e muajit të jetë prej 10 vdekjesh në ditë. Shifrat e nëntorit përbëjnë 58 përqind të totalit të viktimave që nga muaji mars. Ndërsa krahasuar me muajin tetor janë 174 vdekje më shumë, ose një rritje prej 134 përqindësh.

Vetëm në 24 orët e fundit u njoftuan 12 viktima të reja: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Të dhënat dëshmojnë gjithashtu se numri i të prekurve u rrit me 17.812 të infektuar osë 84 përqind e totalit të rasteve të reja të rregjistruara që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa në krahasim më muajin tetor janë më shumë se 10.400 raste, ose 140 përqind më shumë. Në nëntor, mesatarja ditore kërceu në 593.7 të prekur, kundrejt 238 infektimeve ditore në muajin tetor.

Rastet e reja erdhën drejt një shtimi konstant gjatë nëntorit. Edhe në 24 orët e fundit ato rregjistruan një ndër kuotat më të larta, 832 raste: 430 në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Rritja e shifrave të të prekurve i dedikohet në masë të madhe shtimit të testimeve, të cilat u ngjitën me 75 përqind krahasuar më tetorin. Në total gjatë muajit të shkuar u realizuan 65.928 testime. Mesatarja ditore arriti në 2197 tamponë, kundrejt 1.214 të tillë që ishte mesatarja e tetorit. Testimet e realizuara muajin e kaluar, përfaqësojnë pak më shumë se gjysmën e totalit të realizuar që nga nisja e pandemisë.

Por rritja e rasteve të reja nuk shpjegohet vetëm me testimet e shtuara. Ato janë tregues i një situate në përkeqësim. Këtë e dëshmon dhe mesatarja e pozitivitetit, e cila arriti në 27 përqind në nëntor, nga 19.6 përqind që ishte muajin e mëparshëm. Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Përgjatë gjithë nëntorit, pozitiviteti erdhi duke u ngjitur, aq sa javën e fundit arriti në 30.3 përqind. Ndërsa në 24 orët e fundit kërceu në kuota të parregjistruara më parë, 38.2 përqind.

Situatën e rënduar e tregon edhe dyfishimi gjatë nëntorit, i rasteve aktive të cilat janë tanimë në kuotën e 18.808 personave që janë ende pozitivë, por dhe rritja e ndjeshme e numrit të pacientëve që janë shtruar në spitale. Nëse në fund të muajit tetor, raportoheshin 293 pacientë, të dhënat e 24 orëve të fundit tregojnë se aktualisht ndodhen në spitale 506 të sëmurë me shenja klinike. Prej tyre 28 janë në terapi intensive dhe 11 të tjerë të intubuar. /VOA/

Tags: covidshifrat ne rritjeVoa
Previous Post

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët?

Next Post

FOTO/ I dëbuar dy herë nga territori grek, ky është shqiptari i akuzuar për vrasjen e ish-pronarit për 200 euro

Related Posts

Del fotoja nga grabitja në TIRANË, i veshur me kostum gri dhe maskë, merr paratë e xhiros

Del fotoja nga grabitja në TIRANË, i veshur me kostum gri dhe maskë, merr paratë e xhiros

26/01/2021
GRABITJE me armë zjarri në Tiranë, “maskat” hyjnë në farmaci

GRABITJE me armë zjarri në Tiranë, “maskat” hyjnë në farmaci

26/01/2021
Merrte para nga qytetarët në këmbim të dokumenteve të lejes së legalizimit/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat

Merrte para nga qytetarët në këmbim të dokumenteve të lejes së legalizimit/ Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat

26/01/2021
Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/Humb jetën Angjela Çapo, plagoset rëndë Silvana Muho

Aksidenti në aksin Vlorë- Levan/Humb jetën Angjela Çapo, plagoset rëndë Silvana Muho

26/01/2021
Plagosja e Marion Mitros, 8 të shoqëruar nga policia e Vlorës

Plagosja e Marion Mitros, 8 të shoqëruar nga policia e Vlorës

26/01/2021
Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin e Lanës, 20-vjeçari dërgohet në spital

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Levan, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë

26/01/2021
Next Post
FOTO/ I dëbuar dy herë nga territori grek, ky është shqiptari i akuzuar për vrasjen e ish-pronarit për 200 euro

FOTO/ I dëbuar dy herë nga territori grek, ky është shqiptari i akuzuar për vrasjen e ish-pronarit për 200 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Islanda, vendi i parë i Shengenit që lëshon ‘pasaportat’ e vaksinës Covid

Islanda, vendi i parë i Shengenit që lëshon ‘pasaportat’ e vaksinës Covid

26/01/2021
Mbi 100 mijë viktima nga Covid, Boris Johnson kërkon falje dhe PARALAJMËRON Europën

Mbi 100 mijë viktima nga Covid, Boris Johnson kërkon falje dhe PARALAJMËRON Europën

26/01/2021
Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg pjesëtarin e IS-it

Planifikoi sulme në Shqipëri, gjykata gjermane dënon me 7 vite burg pjesëtarin e IS-it

26/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.