KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit kanë ndërruar jetë 28 persona dhe ka patur 920 raste të reja me Covid-19.
Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 24.484.
Njoftimi i MSH-së:
07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.
Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 24.484.