KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste me Covid-19. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila gjithashtu informon se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Gjithashtu raportohet se 33 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që 464 raste janë aktive në gjithë vendin.
Njoftimi i Plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës. Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.