• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Çuçi ndan fotot: I dorëzova detyrën koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër

18/12/2020
in Politikë
0
Çuçi ndan fotot: I dorëzova detyrën koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër

“I dorëzova sot detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi, koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër, me të cilën punuam një vit më parë edhe në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit. Jam shumë i kënaqur që këto dy vite në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arritëm të shtojmë mbështetjen për fermerët dhe të ndërmarrim nisma e reforma me impakt të madh në zhvillimin rural. Prej vitit të ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi. Shërbimi Veterinar po riorganizohet pas ndryshimeve ligjore dhe do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke iu dhënë mundësi mbi 400 veterinerëve të jenë pjesë e këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ka hyrë në një fazë ristrukturimi që natyrisht kërkon kohën e vet. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë akreditoi gjatë vitit 2020 plot 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019. Kjo do të thotë më shumë besueshmeri për operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët. Edhe në një vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid 19, bujqësia ishte sektori që performoi më mirë. Tregues domethënës dhe provë e pakundërshtueshme e këtij fakti janë eksportet produkteve bujqësore, me rritje dyshifore. Dhe jo vetëm kaq, por harta e shteteve ku eksportohen produktet tona bujqësore u zgjerua me tregje të reja. Sigurisht që kjo nuk është e rastësishme, por fryt i politikave mbështetëse të qeverisë. Implementimi i Programit IPARD II është gjithashtu një histori suksesi më vete.
Miliona euro të bashkëfinancuara nga BE dhe qeveria shqiptare janë investuar dhe po investohen në sektorin rural dhe agropërpunim, duke hapur vende të reja pune, duke rritur prodhimin dhe konkurrueshmërinë e produkteve tona bujqësore. Përfunduam markatën e peshkimit në Shëngjin, një hapësirë e kompletuar me të gjitha kushtet dhe standardet për peshkatarët dhe tregtarët. Po punohet ndërkohë për markatën e Vlorës e më pas do të hapen kantieret për Durrësin e Sarandën. Shpreh bindjen se ministrja e re, Milva Ekonomi, do të çojë përpara punët në këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqipare, që kontribuon me mbi 20% në GDP-në e vendit, si dhe do të dijë të adresojë më së miri sfidat me të cilat ndeshen fermerët, agropërpunuesit, operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët. Nuk dua të bëj zinxhirë lëvdatash, që me siguri as ju s’do të donit t’i lexonit prej meje, por falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këto dy vite, duke nisur nga zv.ministrat, kabineti, drejtuesit brenda dikasterit dhe institucionet e tjera të varësisë, si dhe çdo punonjës që është përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale. Pa kontributin tuaj të çmueshëm nuk do të ishte e lehtë as për mua. Mirënjohje për secilin prej jush!
Shumë suksese për Milvën!”

Tags: bledi cucicuci ndan fototkolegemilva ekonomi
Previous Post

Prokuroria e Dibrës mbyll hetimin e dosjes 184, të pandehur 4 persona

Next Post

Vjosa Osmani merr ‘Çelësin e Qytetit’ nga Veliaj, japin lajmin e mirë për shtatoren e presidentit Rugova në Tiranë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Vjosa Osmani dhe Erion Veliaj

Vjosa Osmani merr 'Çelësin e Qytetit' nga Veliaj, japin lajmin e mirë për shtatoren e presidentit Rugova në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.