Në Durrës, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problemet e para në shëtitoren “Taulantia”.
Një pjesë e shëtitores është e mbuluar nga leshteriku dhe uji, duke e bërë të pa kalueshme për qytetarët, ndërsa një bovë është shkëputur duke përfunduar në vijën bregdetare të kësaj shëtitoreje.
Ndërkohë në breg është nxjerrë edhe një breshkë detare e llojit “kareta-kareta”. Ajo është nxjerrë në breg e ngordhur. Sakaq disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore, raporton Shqiptarja.com.