Dashi
Bashkëpunimet e reja profesionale janë tashmë në ajër dhe janë të shumtë të lindurit nën shenjën e Dashit që, pasi kanë bërë një propozim muajt e fundit presin një përgjigje brenda mesit të vitit ose ndoshta zgjidhjen e një çështjeje ligjore. Jupiteri në shenjë sjell një dëshirë të madhe për hakmarrje: Edhe nëse kjo ditë e mërkurë 25 është pak më e lodhshme, bëni kujdes në marrëdhëniet me Bricjapin. Për punën nuk do mungojnë kundërshtimet ndaj propozimeve dhe nismave tuaja, por shtyjini përpara të gjitha gjërat që ju interesojnë më shumë. Nga ana tjetër, nëse ka një kontratë që skadon para majit, do të jetë e vështirë të kuptosh se në cilën anë të shkosh apo të qëndrosh. Ata që kanë mbyllur së fundmi një histori nuk duan të kthehen në lojë, por do të ketë surpriza në afat të shkurtër; do të gjeni poezinë e së shkuarës dhe do të mund ta çoni veten në një ëndërr deri në fund të muajit të ardhshëm.
Demi
Vlerësoni objektivisht çdo mundësi në aspektin praktik, ka të ngjarë të ketë një shpenzim për të bërë, disa situata do të duhet të menaxhohen me ekuilibër të madh; tema e zhvendosjes dhe shtëpisë mund të jetë e zakonshme për shumë të lindur të shenjës, për arsye të ndryshme. Ka një dëshirë për të bërë gjëra të reja, për të shpëtuar nga një e kaluar që nuk e doni më, ose për të shijuar jetën, për të ndryshuar shtëpi ose zyra; secili ka arsyen e vet për të bërë gjëra të reja dhe do të zgjedhë se çfarë të bëjë në përputhje me rrethanat. Dita e mërkurë 25 duhet jetuar në një mënyrë të qetë dhe paqësore, mos i hidhni shumë benzinë zjarrit dhe mos bëni shumë gjëra njëherësh, përndryshe do të arrini në shtëpi shumë të lodhur. Sa i përket dashurisë, Hëna do jetë më bindëse nga e diela dhe Afërdita do të jetë aktive nga e premtja. Me partnerin/en e duhur në krah, mund të arrini qëllime të reja.
Binjakët
Familja nuk ka pse t’ju kushtëzojë; po kështu dhe situata në vendin e punës, ku në këtë moment në vend që të bëni zhurmë duhet të përpiqeni të ndërmjetësoni dhe të kuptoni se çfarë të bëni për të marrë atë që dëshironi, në sajë të një eksperti, në raste ekstreme, të një avokati, apo një ndërmjetësi. Këto ditë ka probleme për t’u zgjidhur në shtëpi, ndoshta duhet të bëni gjithçka vetë, do të ishte e papërshtatshme të përfshiheshin në gara të çuditshme me partnerin/en. Dikush do ju ndihmojë të zgjidhni problemet financiare; kini kujdes, megjithatë, të mos e teproni. Kini kujdes edhe në dashuri: njerëzit që janë bashkë prej disa kohësh mund të gjejnë ndonjë arsye për mosmarrëveshje. Kjo është një kohë për t’u gëzuar me pak dhe të kuptoni se jo gjithçka do t’ju kënaqë për sa i përket ndjenjave.
Gaforrja
Nëse ju pëlqen dikush, nëse keni një person në mendje, kjo ditë e mërkurë 25 ju ndihmon të gjeni dëshirën për një vrull të madh. Pastaj fundjava mund të jetë edhe një ilaç për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë nga një dashuri. Dhjetori ishte një muaj i vështirë, një “çmim” që prisnit nuk erdhi, janari filloi me këmbën e majtë dhe është e drejtë që të paktën në fund të muajit të keni një qetësi më të madhe. Është sfera afektive që ndikohet më shumë nga një lloj revolucioni i vogël apo i madh, veçanërisht nëse ndjenjat tuaja nuk kuptoheshin fort në të kaluarën. Në të vërtetë, çiftet e forta mund të mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm brenda mesit të vitit. Hëna ndodhet në aspektin e mirë dhe ju lejon të gjeni ritmin e duhur dhe rrugëdaljen e duhur për të përballuar çështjet e ngjeshura.
Luani
Jeni gjithmonë të shqetësuar, është sikur dëshironi të bëni drejtësi pasi keni jetuar për muaj të tërë në një gjendje tensioni të madh, aq më tepër nëse keni qenë shumë gjatë me njerëz të pasinqertë. Jeni gjithmonë të drejtpërdrejtë ndaj të tjerëve, prandaj i urreni ata që vijnë me maskë dhe dëshira juaj në këtë periudhë është pikërisht të demaskoni të gjithë ata që nuk e zbulojnë veten për atë që janë. Por çfarë nënkupton ky personazh vigjilent që ju karakterizon? Ndoshta njëfarë kënaqësie personale, por kini kujdes që të mos prishni marrëdhëniet e punës, edhe sepse sipas të gjitha gjasave do t’ju duhet të ndërmjetësoni midis prillit dhe majit, pavarësisht sedrës suaj të lënduar. Dikush madje do të mendojë se do të ishte më mirë të shkonte drejt një rruge të re; është i nevojshëm një moment reflektimi dhe ndoshta edhe verifikimi.
Virgjëresha
Ju dukeni pak më të zhytur në mendime këto ditë, ndoshta thjesht pak të shqetësuar, të kapur peng nga shumë çështje që qëndrojnë ende pezull. Kushtojini shumë kohë vetes dhe mendimeve tuaja. Për sa i përket punës, është e nevojshme të bëhet një hulumtim ose studim i thelluar. Por dijeni që do të ketë një reagim për mirë sidomos në pjesën e parë të shkurtit. Mos shtyni asgjë, megjithëse e kuptoj që ndjenjat në këtë moment janë lënë mënjanë. Kjo është një periudhë që ju vë paksa në përplasje me një person, do të dëshironit një afirmim më të qartë, ose thjesht për arsye të natyrës praktike nuk mund të jeni me personin që ju pëlqen aq sa do të dëshironit. Kujdes, sidomos nëse keni të bëni me Peshqit dhe Binjakët.
Peshorja
Dashuria do të kthehet për të trokitur në zemrën tuaj, por mos harroni, ndërkohë përpiquni të arrini në një nivel praktik. Ka pasur pengesa, ose kohët e fundit ka qenë shumë e vështirë të mbani nën kontroll emocionet tuaja, të vazhdoni të bëni gjërat e përditshme; do të ishte e rëndësishme që të paktën të njihni në këtë periudhë një person që mund t’ju ndihmojë të realizoni një projekt. Gjithnjë në aspektin profesional, shumë prej jush duhet të rikuperojnë idetë e vjetra dhe të gjejnë partnerë të rinj dhe më besnikë. Tema e mosbesnikërisë ka qenë vazhdimisht një shkak për t’u frikësuar, edhe sepse, veçanërisht midis nëntorit dhe dhjetorit, kuptuat se nuk mund të mbështeteni te të gjithë dhe madje një person për të cilin kujdeseshit shumë doli të ishte shumë i ndryshëm nga ai që imagjinoje. Më shumë sesa të mendojnë për takime të reja, ata që janë vetëm tani kërkojnë mbi të gjitha të rivendosin një marrëdhënie me veten.
Akrepi
Nuk përjashtohet mundësia që të merrni një kënaqësi të vogël, sidomos ndaj disa personave që mendonin se keni gabuar duke ndryshuar grupin, rolin apo me vendimin që të nisni programe dhe projekte të reja. Përsa i përket dashurisë, do të jeni të pasionuar gjatë kësaj të mërkure dhe akoma më të pasionuar nga e premtja; padyshim nëse keni të bëni me një person që nuk ju bind, unë me të vërtetë mendoj se do të duhet të vendosni shpinën pas murit: nëse ka një gjë që nuk mund ta bëni më është të humbni kohë me ata që nuk ju meritojnë. Nxitni emocionalitet dhe kreativitet, në mënyrë të vazhdueshme.
Shigjetari
Është një moment i rëndësishëm për ata që synojnë të bëjnë diçka të re në vendin e punës, kemi kohë deri në pjesën e parë të majit për të shfrytëzuar tranzitin e mirë të Jupiterit. Siç e kam përmendur vazhdimisht, detyra e astrologjisë është të vërë në dukje momentet më të mira dhe nëse keni një projekt të mirë, nëse doni të vini në jetë idenë tuaj, përpiquni të bëni një kërkesë deri në maj. Situata sentimentale ndërkohë, përfshin një pauzë për reflektim ose një moment tensioni deri në gjysmën e parë të shkurtit. Ju nuk dëshironi të jetoni më me kompromise dhe situatat që nuk janë të destinuara të tolerohen do të kërkoni të ndalen. Kujdesuni veçanërisht për lidhjet e lindura së fundmi duke përdorur gjithsesi pak diplomaci: takimet e reja janë intriguese, por mos e lini të sigurtën për diçka të pasigurt, të paktën tani për tani.
Bricjapi
Krahasuar me dhjetorin, kjo pjesë e janarit ka një avantazh përsa i përket dashurisë, ndaj mund ta imagjinoj që të gjithë ata që kanë qëndruar larg partnerit/es për arsye të ndryshme, të paktën mund të gjejnë kohë për të qenë bashkë. Kujdes, sa i përket marrëdhënieve me partnerin/en nuk ka nevojë të flini mbi dafina, përkundrazi Afërdita nga e premtja do të mund të ringjallë edhe aspektin pasionant të një historie. Ndërsa për zemrat e vetmuara po vjen një periudhë interesante për takime të reja. Këtë të mërkurë 25, megjithatë, përgatituni për një vonesë ose duhet të vini në dyshim një çështje që dukej se tashmë ishte adresuar dhe filluar. Vonesat e vogla çojnë në njëfarë tensioni mes pasdites dhe mbrëmjes.
Ujori
Është një kohë ideale për të kuptuar atë që dëshironi, filloni të bëni plane për t’u investuar me njerëz që kanë rëndësi për ju, brenda ditëve të para të majit. Do të dëshironit të revolucionarizoni botën, jeni një person shumë i vëmendshëm ndaj miqësive, gjithashtu i gatshëm të sakrifikoni parimet për ata që doni. Yjet shpërblejnë marrëdhëniet e reja dhe kjo është një kohë kur disa të vërteta të fshehura do të dalin në sipërfaqe. Nëse, për shembull, po kërkoni një dashuri, do të ishte më mirë të shikoni përreth dhe të hiqni qafe çdo paragjykim. Gjithmonë pak të kujdesshëm me paratë, fakti që ju hanë duart për pazar mund të jetë problem.
Peshqit
Sa më shumë t’i afrohemi marsit, aq më mirë do të shkojë, ju rekomandoj të jeni gjithmonë optimistë. Mbaji mend që yjet tregojnë, ato nuk përcaktojnë, kështu që kushdo që vazhdon të mendojë për të kaluarën, duke mos besuar në një të ardhme më të mirë, rrezikon të humbasë këtë mundësi të mirë që yjet duan të sjellin më së voni deri në maj. Po vjen një sinjal që mund të jetë edhe sentimental. Një dashuri e re? Një takim i ri? Gjithçka është e mundur në këtë periudhë, ju këshilloj të mos humbisni një mundësi të mirë. Gjithsesi, parashikoj që të enjten 26 të ketë një rënie, ndonjëherë duhet të përballeni me shumë angazhime, do të ishte rasti duke filluar nga kjo mbrëmje të mërkure për të rikuperuar energji të mira në funksion të datës 26 janar.