TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk heq dorë nga kërkesa e saj për shqyrtimin e kandidatëve për deputetë nga krerët e partivë, kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me anë të një statusi në Tëitter, ambasadorja Kim ka rikthyer deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë SocialDemokrate, Tom Doshin.
Mbi deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo.
Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.