Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat vendase i është rikthyer çështjes së “Detit”, me Shqipërinë.
Dendias në intervistën e tij të dhënë për gazetën “Parapolitika”, ministri grek thotë se dy vendet po vijojnë konsultimet.
Ai ndër të tjera ka dhënë detaje dhe në lidhje për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen.
Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar. Sa i përket pjesës teknike, ajo duhet të paraqitet bashkë-premtuese. Shërbimet kompetente të të dy vendeve janë në konsultim të drejtpërdrejtë për hartimin e këtij teksti”, ka thënë Dendias.