Tiranë- Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjykatave ndërkombëtare në lidhje me çështjen e detit. Rama u shpreh se ka rënë dakort me Greqinë që të shkojnë deri në instancat ndërkombëtare për të trajtuar çështjen e detit.
“Sot me kënaqësi mund ta them nga ana ime, që kemi rënë dakord ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Deti nuk është më çështja që mund të bëjmë nacionalizmin e patriotizmin. Më vjen shumë keq për dashamirësit e detit, por nuk është koha të merremi me nota folklorike.“