• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Denoncimi i Metës: Po hapen vende të reja pune në shkëmbim të votave të 25 prillit

19/03/2021
in Politikë
0
Meta: Të hetohen me urgjencë krimet zgjedhore! Mund të ketë surpriza në 25 prill

Presidenti Ilir Meta, thotë se pak javë para zgjedhjeve parlamentare, në administratën publike janë duke u krijuar sipas tij vende të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, “vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se sipas të dhënave “nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm”.

Presidenti Meta bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Edi Rama dhe thotë se qëllimi i këtyre punësimeve është “përdorim i shtetit” për zgjedhjet parlamentare.

“Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë”, shkruan Meta.

SHQIPËRIA ZBRAZET, BIZNESET MBYLLEN, POR ADMINISTRATA FRYHET.

Në kushtet kur ritmet dramatike të shpopullimit të vendit nuk i ndali as pandemia, kur situata ekonomike në vend rezulton më e rënda prej vitit 1991 dhe sipas të dhënave zyrtare të paktën 50 mijë vende pune janë mbyllur për shkak të COVID-19, fryrja e administratës shtetërore me punësime të reja fiktive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ka përparuar ndjeshëm.

Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm.

Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore.

Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.
Barra e këtyre shpenzimeve të papërgjegjshme bie mbi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët me taksat e tyre detyrohen të paguajnë fryrjen artificiale të administratës.

Koston e punësimeve elektorale e paguajnë direkt edhe bizneset, që për shkak të pandemisë ndodhen në kufijtë e mbijetesës, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.

Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.

Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë.

Më 25 prill jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë do të marrin pjesë masivisht në referendumin historik për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë degradimin e administratës, shpërdorimin e taksave dhe buxhetit, si dhe për të realizuar çkapjen e shtetit.

Tags: denoncon metahapja e vendeve te rej ate punesilir metaZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

813 gjoba për qytetarët e pabindur për shkelje të masave anti-Covid në 24 orët e fundit

Next Post

Ilir Meta dekreton 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë, i tërheq vëmendjen KLGJ-së

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta dekreton 4 anëtarë të Gjykatës së Lartë, i tërheq vëmendjen KLGJ-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.