• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Depozitat, në stanjacion edhe për majin

03/07/2022
in Ekonomi
0
Depozitat, në stanjacion edhe për majin

Depozitat bankare shënuan një rritje shumë të vogël gjatë muajit maj, duke konfirmuar një tendencë ngadalësimi në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë arritën vlerën e 1.228,5 trilionë Lekësh, me një rritje prej prej vetëm 300 milionë lekësh (rreth 2.5 milionë Euro) krahasuar me muajin prill.

Depozitat e përfshira në paranë e gjerë sidooqftë përjashtojnë disa kategori të depozitave, si për shembull ato të qeverisë qendrore, të jorezidentëve, depozitat e ndërsjellta mes bankave dhe ato me maturitet mbi dy vjet.

Depozitat po vazhdojnë të ruajnë ritme pozitive të rritjes vjetore, me 8.2% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Megjithatë, në fund të vitit 2021 ritmi i rritjes vjetore kishte qenë ndjeshëm më i lartë, me 9.3%.

Rritja e vogël e mujore e majit erdhi nga depozitat në valutë të huaj, ndërkohë që depozitat në Lekë ishin pothuajse në të njëjtën vlerë me muajin prill. Rritja u përcaktua kryesisht nga depozitat pa afat të biznesve. Depozitat në valutë të huaj janë gjithnjë e më dominuese, me 56% të totalit të depozitave të përfshira në paranë e gjerë.

Muaji i fundit që depozitat bankare kanë shënuar një rritje të mirëfilltë ishte janari. Më tej, depozitat kanë lëvizur me rënies dhe stanjacionit.

Frenimi i rritjes së depozitave bankare përputhet me periudhën e rritjes së shpejtë të inflacionit, që zyrtarisht ka arritur nivelin 6.7%, niveli më i lartë prej më shumë se 20 vjetësh. Rritja e ndjeshme e çmimeve, sidomos të produkteve ushqimore dhe karburanteve mund ta ketë kufizuar aftësinë e familjeve shqiptare për të kursyer.

Në një masë të vogël, ngadalësimi i depozitave mund të jetë ndikuar edhe nga efekti statistikor i kursit të këmbimit. Leku po ndjek një tendencë graduale mbiçmimi ndaj Euros, që ka zbritur në nivelet më të ulëta historike. Ky mbiçmim ka ndikuar disi në uljen e vlerës së depozitave në valutë, që për qëllime statistikore raportohen në Lekë.

Megjithatë, në muajt në vijim pritshmëritë për ecurinë e depozitave mund të jenë më pozitive, për shkak të fakorit sezonal. Sezoni veror është një periudhë e vitit që historikisht shoqërohet me shtim të flukseve të depozitave bankare. Kjo tendencë ka qenë fillimisht e lidhur me kthimin e emigrantëve dhe kursimet e tyre, por në vitet e fundit një ndikim në rritje po sjellin edhe të ardhurat nga turizmi hyrës. Për këtë arsye, tre muajt e verës mund të ndikojnë në një ritëm të përmirësuar të depozitave bankare.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi hyrës po kalon edhe nivelet e parapandemisë. Për pesë muajt e parë të vitit, numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në vend ishte 12% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisedepozitatDepozitat bankare
Previous Post

Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

Next Post

Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.