Në Maqedoninë e Veriut këtë të premte do të vaksinohen deputetët.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vaksinimi do të realizohet në sallën sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa procesi do të vijojë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Ministria e Shëndetësisë është shprehur se vaksinimi i deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit është thelbësor për funksionimin normal dhe miratimin e ligjeve në interes të qytetarëve.
Ndërkohë më 14 prill u vaksinuan shërbimet parlamentare.