• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Deri në gusht qeveria ka realizuar 53% të programit vjetor të Rindërtimit

22/09/2021
in Ekonomi
0
Deri në gusht qeveria ka realizuar 53% të programit vjetor të Rindërtimit

Në dy vitet e fundit nëpërmjet buxhetit të shtetit qeveria ka ofruar një paketë të konsiderueshme për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por alokimi i fondeve ka qenë i vakët dhe shumë larg planifikimeve edhe vitin e kaluar, por edhe ketë vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave gjatë 8- mujorit 2021 fondet e çelura për rindërtimin ishin 15,7 miliardë lekë ose sa 53 për qind e planit vjetor prej 28 miliardë lekësh shumë poshtë planit të periudhës prej18 miliardë lekësh. Alokimet mujore të 2021 tregojnë se, nga fondet e shpenzuara në 8 mujor për riparimin e pasojave të tërmetit, 26% ( 3.9 miliardë lekë) u përdoren në muajin prill në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Edhe vitin e kaluar qeveria planifikoi të investonte në programin e rindërtimit 28 miliardë lekë, por në realitet u shpenzuan pak më shumë se 16 miliardë ose rreth 60 për qind e planit vjetor. Ndryshe nga zërat e tjera të shpenzimeve, fondet e rindërtimit do të mbartën vit pas viti në buxhetet pasardhëse deri sa të realizohen të gjitha investimet e programuara.

Shumica e projekteve të mëdha po ndërtohen me donacione, teksa qeveria e ka rritur borxhin publik pikërisht për financimin e programit. Në fondin total të rindërtimit mungon transparenca se sa fonde janë nga donatorët dhe sa nga burimet e brendshme buxhetore.

Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.

Në 26 Nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter, më i madhi i regjistruar në vend në 30 vitet e fundit.

Si pasojë e fatkeqësisë, mbi 202 mijë njerëz u ndikuan në mënyrë direkte dhe indirekte. Tërmeti shkaktoi 51 viktima dhe 913 të plagosur. Për më tepër, më shumë se 17 mijë njerëz u zhvendosën nga vendbanimet ekzistuese për t’u strehuar në struktura të përkohshme, e më pas në banesa me qira .

Pasojat e tërmetit u shtrinë në hapësirën e 11 bashkive, përfshirë dy më të mëdhatë ë të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Ndër bashkitë më të prekura ishin gjithashtu Shijaku, Kruja, Kamza, Kavaja, Kurbini, Lezha, Rrogozhina dhe Mirdita.

Në të njëjtën kohë, dëmi ekonomik nga tërmeti sipas raportit të detajuar të vlerësimit, të hartuar nga Banka Botërore, Komisioni Europian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, rezultoi në vlerën mbi 1.1 miliardë lekë sa 7.7 % të prodhimit të Brendshëm Bruto.

Procesi i rindërtimit përfshin, programin e zhvillimit të objekteve të reja, programin e rindërtimit të infrastrukturës publike, programin e krijimit të fondit të banesave, programin e granteve të rindërtimit dhe programin e masave të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike.

Marrë nga Monitor.al

Tags: buxheti i shtetitprogrami vjetor i qeveriserindertimi
Previous Post

‘Bëni kujdes!’ Ja çfarë parashikon Paolo Fox për secilën shenjë këtë të mërkurë

Next Post

Ulen sërish temperaturat, si do jetë moti për sot?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen sërish temperaturat, si do jetë moti për sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.