KOSOVË -Në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë të zgjedhjeve lokale në 21 komunat që kanë shkuar në balotazh dhe mendohet se prcesi do të përfundojë në 19:00.
Deri në orën15:00 kanë votuar 24% e qytetarëve.
Kosova mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit. Qytetarët me të drejtë vote mund të hedhin fletën e votimit në 575 qendra. Proçesi zgjedhor në Kosovë nisi në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Këto zgjedhje janë një test me rëndësi për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kryeson qeverinë e Kosovës.