Vendi ynë po rrit konsumet e drithrave që transportohen nga vendet e rajonit, por prodhimet bujqësore kanë dështuar. I ftuar në studion e moderatores Klaudja Karabolli, eksperti i bujqësisë Ervin Resulaj u shpreh se vendi ynë i duhet të mbulojë kosnumin vendas të prodhimeve të drithrave si misri apo gruri.
“Ne si treg kemi disa probleme, si para pandemisë edhe tani me çmimin e bukës, apo rritja e çmimit të naftës që ndikon në prodhimtari në bujqësi si përkon me periudhën. Këtë vit fermerët janë përballur me vështirësi të shumta si mungesa e shiut dhe sigurisht ne sistemi vaditës është i amortizuar. Ne nuk mund të krahësohemi me Rusinë por ne mund të mbulojmë vetëm konsumin kombëtar.”
Resuli u shpreh se ne duhet si fillim të plotësojmë nevojat tona, pasi kushtet e hapsirat na i ofrojnë. Bujqëia ose furnizimi i popullatës me prodhime agro duhet parë me parim, pasi shuma marramendëse shkojnë për eksporte dhe jo prodhime ne vend. GDP e bujqësisë po e humbet forcën në ekonomi.