Si pjesë e një operacioni top sekret, RENEA ka arrestuar pasditen e kësaj të diele, Albert Zajën, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në qytetin e Fierit.
Zaja është arrestuar në zonën e Niktës dhe mësohet se ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Megjithatë ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave RENEA.
Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të tre të dyshuarve të tjerë të kësaj ngjarje, të cilët janë Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa. Raportohet se edhe pse policia ka zhvilluar disa heë aksione për arrestimin e tyre, ende nuk dihet asgjë për ta. Dyshohet se autorët janë larguar drejt një vendit të Bashkimit Evropian.