Aleksandër Deda, të cilit iu bë atentat pasditen e sotme në aksin Lehë-Milot është një emër i njohur, pasi mbahet si biznesmen i zonës.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se pas plagës në gjoks, si pasojë e të shtënës me armë zjarri nga autori/ët, Aleksandër Deda siç ishte i plagosur ka shkuar vetë në spitalin e qytetit.
Më pas Deda është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Makina e djegur
Pak momente pas ngjarjes, një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur rreth 5 km nga vendi i atentatit.
Mësohet se brenda makinës së djegur është gjetur një armë zjarri, e cila dyshohet se është edhe arma e krimit.
Para se ti vinin flakën mjetit autorët i kanë hequr më parë targën.
Ndërkohë e gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur.