• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Trump

13/01/2021
in Botë
0
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për të ngritur zyrtarisht akuzat kundër Presidentit Donald Trump. Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër. Vota në Dhomën e Përfaqësueve, vetëm një javë para se të mbarojë mandati i Presidentit Trump, shënoi të parën herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kur ndaj një presidenti janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol.

Ndërsa republikanët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden, tashmë president i zgjedhur, udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve këtë radhë kishin sinjalizuar se nuk do t’u bënin presion anëtarëve të tyre për të votuar kundër përpjekjeve për shkarkim.

Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin.

Ndërsa vazhdonin komentet në Dhomën e Përfaqësuesve, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Përmes një deklarate të nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se “i nxitur nga njoftimet për demonstrata të reja, bëj thirrje: JO dhunë, JO thyerje ligji, JO vandalizëm i asnjë forme. Amerika nuk mishëron akte të tilla. U bëj thirrje Të Gjithë amerikanëve të ndihmojnë që të qetësojmë gjakrat dhe të ulim tensionet. Faleminderit”. Miratimi i rezolutës për ngritjen e akuzave pasoi një sesion komentesh nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që u karakterizua nga deklarata pro dhe kundër procesit të ndara përgjithësisht në linja partiake.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti presidentin një kërcënim “ndaj lirisë, vetë-qeverisjes dhe sundimit të ligjit”. Por një aleat i fortë i presidentit, ligjvënësi republikan nga Ohajo, Jim Jordan tha se ngritja e akuzave kundër presidentit “nuk do të bashkojë vendin. Ky është thjesht një akt politik”. Demokratët, tha zoti Jordan, “duan ta shuajnë këtë president”.

Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha të mërkurën se presidenti “solli turp dhe kaos në presidencë” dhe e shndërroi në “armë urrejtjen”. Ligjvënësi republikan Tom Cole u shpreh kundër ngritjes së akuzave në ditët e fundit të presidencës Trump. “Nuk gjej dot asnjë shembull tjetër që mund të shkaktojë përçarje më të thella se sa ky akt që ka ndërmarrë shumica e Dhomës. Në vend që të përgatitemi për administratën e ardhshme, shumica e Dhomës ka vendosur të lajë hesapet me administratën ekzistuese”.

Ligjvënësi republikan Jason Smith tha: “Të vëmë popullin mbi politikën. Ky proces për ngritje akuzash është i papërgjegjshëm”.

Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ndër ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një ndër republikanët që mbështetën ngritjen e akuzave, tha se “kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më të madhe”.

Tags: dhoma e perfaqesuesveTRUMPtump
Previous Post

Kishte bërë gati heroinën për shitje, kush është trafikanti i arrestuar në Pogradec

Next Post

‘Shenjat që do të duhet të përballen me një provë’, horoskopi i Paolo Fox për këtë të enjte

Related Posts

700 qytetarë të moshave mbi 70 vjeç marrin dozën e parë të vaksinës kineze Sinovax

Zyrtari kinez pranon se efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët

11/04/2021
Ceremonia e lamtumirës/ Përshëndetjet me armë shënojnë vdekjen e princit Philip

Ceremonia e lamtumirës/ Përshëndetjet me armë shënojnë vdekjen e princit Philip

10/04/2021
Holanda lehtëson masat, Kopshti i Tulipanëve hapi portat për vizitorët

Holanda lehtëson masat, Kopshti i Tulipanëve hapi portat për vizitorët

10/04/2021
Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

Cilat janë amanetet e fundit të Princit Philip

10/04/2021
“Jemi në një krizë të vështirë”/ Kim Jong Un paralajmëron qytetarët

Kim Jong Un paralajmëron popullin: Do vuajmë nga uria!

10/04/2021
Dramat mbretërore s’kanë fund: Princi William akuzon Harry-n se vendosi famën para familjes

Dramat mbretërore s’kanë fund: Princi William akuzon Harry-n se vendosi famën para familjes

09/04/2021
Next Post
Horoskopi

'Shenjat që do të duhet të përballen me një provë', horoskopi i Paolo Fox për këtë të enjte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Kontrollorët turq një gënjeshtër e madhe… Dje i ndihmoi shefi i Kullës, nuk njohin pajisjet, as gjuhën

    Kontrollorët turq një gënjeshtër e madhe… Dje i ndihmoi shefi i Kullës, nuk njohin pajisjet, as gjuhën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Qytetarët solidarizohen me kontrollorët e arrestuar! Mblidhen sot në protestë përballë Drejtorisë së Policisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kontrollorët u lanë në burg, Unioni Europian: Nëse doni të njihni një shtet që terrorizon qytetarët e tij, shihni Shqipërinë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Mos kini frikë…” Nga Alma Lleshi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Deputeti Sinaj takon banorët e fshatit Vajzë: Vota juaj vjen në shenjë mirënjohjeje dhe besimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

700 qytetarë të moshave mbi 70 vjeç marrin dozën e parë të vaksinës kineze Sinovax

Zyrtari kinez pranon se efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët

11/04/2021
Protestë në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës

Protestë në Mirditë/ Shoqërohen në polici rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës

11/04/2021
Kosova 24 orët e fundit/ Shënohen 3 viktima, rriten rastet pozitive nga COVID-19

Kosovë/ Shënohen 12 viktima dhe 529 raste pozitive me Covid-19

11/04/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.