Sipas një studimi të shoqatës “Ndryshimi nga Shoqëria Mbretërore për Artet” diskrimini racor në shërbimet publike lokale është dy herë më i lartë midis grupeve të pakicave etnike dhe mund të shkaktojë hezitim no procesin e vaksinimit të pakicave.
Njerëzit që janë pjesë e pakicave etnike kanë më shumë gjasa të thonë se kanë përjetuar diskriminim sesa popullsia e bardhë. Rreth 52% të aziatikëve dhe 50% të anketuarve të zezë thonë se janë përballur me diskrimin kur kanë qasje në shërbimet lokale, krahasuar me 19% të populsisë së bardhë.
Grupet e pakicave thanë që ata kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet qeveritare. Sipas zyrtarëve të studimit këto nivele të diskriminimit dhe mosbesimit mund të jenë një faktor në nivelet më të ulëta të marrjes së vaksinave midis pakicave etnike.
Anthony Painter kryetari i organizatës që udhëhoqi studimin tha “Shumë shpesh, ne flasim për arsyet pse pakicat etnike kanë më pak të ngjarë të besojnë tek ata që ofrojnë shërbime publike, gjë që u vë barrën atyre komuniteteve, por ne nuk flasim për problemet serioze të shërbimeve”.