Ballsh- Në ditën e 21 të grevës së urisë gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. 2 prej grave kanë shkuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore, ku njëra prej grave ka shkuar për protezë dhe tjetra nga gjendrat tiroide.
Mbi gratë greviste kanë nisur presione e mesazhe anonime që të lënë grevën. Ato janë të vendosura në kauzën e tyre, nuk dalin pa marrë pagat.
Ato pohojnë se grevën e bëjnë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nuk tërhiqen. Grevistët kanë mmbushur muret me parrulla dhe në sheshin para qendrës shëndetësore.
Gratë shprehen të vendosura se nuk do të dalin nga greva e urisë.