Ballsh- Sot është dita e 13- të e grevës së grave të naftëtarëve në Ballsh . Ato vazhdojnë rezistencën dhe shprehen se nuk do të heqin dorë edhe pse gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë. Disa prej tyre janë zëvendësuar nga gra të tjera, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore, të vjella apo temperaturë.
‘Nuk dalim nga greva pa gjetur zgjidhje. Ndihemi të dobëta por nuk dalim nga këtu. Nuk jemi për show, presim që kryeministri të na japë zgjidhje. Do rrimë këtu deri në vdekje.‘-shprehen gratë naftëtare.