• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

KUSH ËSHTË ISH-KREU I PS I DËNUAR PËR VRASJE QË OFL I DËRGOI FORMULARIN?

27/10/2020
in Aktualitet
0
Llazar Bicja

Llazar Bicja

Ish-kryetari i PS-së, i dënuar për vrasje, si pjesëtar i bandës së Cërrikut, Llazar Bicja, ndonëse person në kërkim, është personazhi i radhës që ka marrë letër nga OFL-ja për të deklaruar pasurinë.

Përveç tij, “Forca e Ligjit” i ka dërguar formularin edhe Bledar Ibrahimit nga Elbasani, i dyshuar për terrorizëm, për të cilin Gjykata e Milanos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Policia e Shtetit tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga hetimi gjyqësor është provuar se me datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë. Të nesërmen, më 23 maj 1997 forca të Policisë së Komisariatit Elbasan, të drejtuara nga shefi i atëhershëm Agron Kuliçi, në bashkëpunim me forcat e Gardës së Republikës, janë nisur në mëngjes drejt Cërrikut për të rivendosur rendin dhe për të grumbulluar armët të cilat gjendeshin në duart e civilëve.

Ndërkohë, të pandehurit Arjan Toska, Meti Bozi dhe Roland Xhepexhiu, të cilët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të forcave policore drejt Cërrikut, kanë organizuar një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave të Policisë. Për këtë arsye, këta të pandehur kanë shkuar në mëngjesin e datës 23 maj 1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit: Llazar Bicja, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani, të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqini, i njohur me pseudonimin “Mandela”.

Të pandehurit Toska, Xhepexhiu dhe Bozi kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e Policisë, të cilat do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Në momentin kur njëra nga makinat e blinduara të Policisë ishte duke kaluar në qendër të qytetit, fluksi i të shtënave në drejtim të forcave speciale të Policisë ka qenë maksimal në dy drejtime kryesore, shkruan gazeta Panorama.

Makina e blinduar është qëlluar me antitank nga i pandehuri Arjan Toska dhe gjithashtu brenda saj është hedhur edhe një granatë nga ana e Sokol Buzanit (aktualisht i vdekur), veprime që kanë shkaktuar djegien e dy prej gardistëve që ndodheshin brenda saj dhe nga flaka janë detyruar personat e tjerë të dalin nga blindi e më pas të qëllohen me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen edhe të tre efektivëve të tjerë të Gardës. Në përpjekje për t’u larguar nga vatra e zjarrit, në afërsi të pallatit nr. 1 të qytetit të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë edhe një efektiv tjetër i Gardës, shtetasi Qemal Mehmeti. Gjithashtu, në këtë ngjarje janë plagosur edhe 16 efektivë të tjerë policie.

Tags: formulari i oflish kreu i ps i denuar per vrasjellazar bicja
Previous Post

COVID-19: KUFIZIME MË TË ASHPRA HYJNË NË FUQI NË DISA VENDE TË BOTËS

Next Post

DITA E 13-TË E GREVËS NË BALLSH/ GRATË E NAFTËTARËVE VAZHDOJNË REZISTENCËN: DO RRIMË KËTU DERI NË VDEKJE

Related Posts

Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit te ‘Kodra e Diellit’, 59-vjeçari transportohet menjëherë në spital

U hodh nga kati i tretë i pallatit në “Don Bosko”, humb jetën 30-vjeçarja

07/03/2021
“Zëri i Amerikës”/ Si u përkeqësua pandemia javën e fundit në Shqipëri

COVID-19/ 21 viktima dhe 819 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri

07/03/2021
Aeroporti i Vlorës

Behgjet Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Do të jetë investimi më i madh me qindra miliona euro!

07/03/2021
E rëndë në Fier! Djali godet për vdekje me shkop babain 52- vjeçar

Vrau babanë me shkop, gjykata jep vendimin për Erdis Rrapaj

07/03/2021
Automjeti shpërthen nga eksplozivi në Kamëz, pronari plagoset në këmbë, person me të shkuar kriminale

Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

07/03/2021
Evis Kushi

Dita e 7 Marsit/ Evis Kushi: Do të mbahen mend për sakrificën madhore

07/03/2021
Next Post
Grevistët në grevë

DITA E 13-TË E GREVËS NË BALLSH/ GRATË E NAFTËTARËVE VAZHDOJNË REZISTENCËN: DO RRIMË KËTU DERI NË VDEKJE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Çfarë fshihet pas pushimeve luksoze të Dhurata Dorës?!

Çfarë fshihet pas pushimeve luksoze të Dhurata Dorës?!

07/03/2021
Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

Basha: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në rajon, meritojnë më shumë

07/03/2021
U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

U miratuan në Gjermani javën e kaluar/ Testet vetjake kundër koronavirusit dhe dallimet

07/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.