Kosovë- Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovë, Vjosa Osmani ka votuar. Së bashku me burrin e saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat kanë votuar në fakultetin Teknik.
“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë”, ka thënë ajo.
Vjosa Osmani ftoi gratë dhe vajzat të votojnë teksa falënderoi të gjithë mërgimtarët. “Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve. Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, tha Osmani.