• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Ditët me fat të tetorit!’ Horoskopi javor nga Paolo Fox për të gjitha shenjat

11/10/2021
in Horoskopi
0
Horoskopi nga Paolo Fox

Horoskopi nga Paolo Fox

Dashi

Tre yje për Dashin. Jo keq këtë javë për dashurinë: ndjenjat zgjohen dhe kulmi do të arrihet të Dielën. Mundohuni të bëni atë që mundeni, lëreni veten të shkojë edhe nëse do të jetë vetëm një takim i rastit. Në punë, nuk keni pse të shpërqendroheni: jeni pak në ankth, jeni duke pritur për rezultate që nuk arrijnë dhe kjo ju shqetëson. Disa vendime të marra gjatë verës tani mund të mos kenë rëndësi, kështu që le të vazhdojmë dhe të fillojmë nga e para!

Demi

Venusi nuk është më në kah të kundërt me shenjën tuaj të zodiakut dhe në dashuri tani është koha për të buzëqeshur. Favorizoni takimet e reja, së shpejti do të përjetoni disa emocione të mira (veçanërisht kushtojini vëmendje ditës së martë). Ekziston një harmoni e madhe me njohjet e vjetra dhe të reja, ju takon vetëm të kuptoni se në cilën rrugë të shkoni.Në punë, ka shumë shpenzime dhe meqenëse gjithmonë dëshironi të mbani frenat për kontrollin e situatës,  bëjeni prapë. Por mos kini frikë: në pak muaj nuk do të ketë më siklete dhe mund të filloni përsëri me projekte të reja!

 Binjakët

Venusi është kundër, ju po përjetoni një histori dashurie disi të paqartë: mbase mendoni se keni dhënë shumë dhe keni marrë pak. Mundohuni të shmangni diskutimet të Dielën sepse Hëna do të jetë në kah të kundërt dhe aspak favorizuese për ju. Por mos u shqetësoni: nga java e ardhshme gjithçka do të kthehet në vendin e vet dhe ju takon juve të vendosni se çfarë doni të bëni. Në punë, do të mund të keni vënë gjërat në vijë dhe gjatë fundjavës së ardhshme ka mundësi të mira për të shfrytëzuar frytin e mundimit duke pushuar me tepri. Keni ide të mira, jeni shumë krijues dhe Mërkuri, veçanërisht në mes të javës, do të jetë në anën tuaj. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga jeta?

Gaforrja

Në dashuri, historitë e lindura kohët e fundit janë zhytur në një udhëkryq, ju po i vini në provë ato (madje edhe tek disa ku janë thjesht marrëdhënie miqësore). Po përpiqeni të kuptoni dikë, të kapni qëllimet e tij dhe ende nuk është e qartë si do t’ia dilni. Keni forcë argumenti veçanërisht të martën kur do të jeni bindës, ndërsa të enjten do të jeni më të relaksuar dhe gjërat duket të shkojnë më mirë. Në punë, javët e fundit kanë qenë të vështira, por gjysma e dytë e tetorit do të jetë një periudhë e gjitha në anën tuaj. Kujdes nga debatet: shumë njerëz nuk e kuptojnë mënyrën tuaj të të folurit, por përpiquni të mos ktheheni gjithmonë në të kaluarën kur flisni me njerëz për të tashmen. Thjesht nuk ju ndihmon!

Luani

Venusi është në anën tuaj dhe e diela 17 do të jetë një ditë e veçantë për të takuar njerëz të rinj. Historitë që kanë përfunduar keq nuk mund të rikuperohen, por qielli është premtues dhe juve ju mbetet vetëm që të përfshiheni. Emocione të reja po vijnë. Në punë, Saturni është në disavantazh ndaj jush dhe sjell ndryshime. Megjithatë ju jeni një person i guximshëm, dini si të silleni me të rejat që përballeni. Kujdes sepse e hëna do të jetë një ditë e ngarkuar!

Virgjëresha

Në dashuri mund të përjetoni shumë tensione, në këtë pikë ju volit që më mirë të mos merreni me të kaluarën. Nëse jetoni një histori, duhet ta pranoni ashtu siç është: lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti, edhe nëse është e vështirë për ju, sepse jeni shumë racional dhe gjithmonë dëshironi të mendoheni mirë para se të ndërmerrni çdo hap. Në punë, fillimi i javës do të jetë i rëndë, bëni më mirë atë që është e nevojshme në rutinën e përditshme të punës që merreni. Do të ndaloni së reflektuari dhe do të përpiqeni të zhvilloni strategjitë më të mira për të ardhmen!

Peshorja

Në dashuri nuk është koha për të ndaluar së kërkuari, përkundrazi. Venusi është në anën tuaj, Dielli është në shenjën tuaj: çfarë mund të kërkoni më shumë? Nuk ju mungon sharmi dhe mund të keni takime vërtet të veçanta: periudha është e mrekullueshme për ata që duan të lidhen me dikë. Por mjaft më me ndrojtje! Në punë, yjet ndihmojnë njerëzit kreativë dhe ata që punojnë në kontakt me publikun. Një ide e mirë mund të lindë të hënën ose të enjten, por të martën mund të ketë një rënie që duhet adresuar. Pa merak se gjithçka zgjidhet!

Akrepi

Lëreni veten të shkoni pas gjërave që rrjedhin dhe bashkohuni pa shumë frikë me miqtë e lindur në javët e fundit. Saturni është disonant dhe nuk do t’ju lërë të braktisni veten: shpesh keni takuar një person të këndshëm, por keni pasur frikë të përfshiheni shumë për të krijuar lidhje me ta. Në punë, mund të jeni duke bërë gjëra të ndryshme nga ato që jeni marrë në të kaluarën: keni kërkuar ndryshimin, por tani duhet kohë për t’u përshtatur. Kujdes për çështjet ligjore, deri në dhjetor është më mirë të mos bëni ndonjë gabim!

Shigjetari

Lajm i mirë për dashurinë: Venusi është në shenjën tuaj dhe qielli jep një sinjal të mirë për ata që kërkojnë një histori të re. Edhe një aventurë mund t’ju japë emocione të bukura: të Dielën 17, Hëna dhe Venusi do të jenë në shenjën e Shigjetarit, por edhe të enjten yjet janë në anën tuaj. Me pak fjalë, çfarë mund të kërkoni më shumë? Në punë, kërkoni një shpagim. Sepse ju,  (ndoshta) në diçka keni shkuar shumë larg. Ata që kanë pasur vështirësi financiare ose ligjore tani mund të marrin zgjidhje duke kontaktuar një ekspert. Yjet janë pozitivë, ju mund të bëni kërkesa tamam sikur t’ju ftojnë: Më thuaj një dëshirë!

Bricjapi

Nëse jeni beqarë, filloni të njihni më shumë njerëz, duke e lënë veten të shkojë pas rrjedhës së njohjeve të reja. Kjo ndodh sepse në Nëntor Venusi do të jetë në anën tuaj dhe të gjitha historitë që dalin tani, edhe nëse duken të brishta në fillim, do të bëhen të rëndësishme në të ardhmen. Hëna të martën kalon në shenjën tuaj dhe është dita e duhur për të takuar njerëz të rinj, shumë intrigues. Në punë, nuk ka ekuilibër sepse keni krijuar bindjen se po bëni shumë dhe po fitoni pak. Mos lini t’ju ikin nga sytë perspektivat, rezultatet në Nëntor nuk do të mungojnë!

Ujori

Venusi dhe Jupiteri janë në anën tuaj dhe kjo javë në dashuri është premtuese: përpiquni të kultivoni miqësi të reja, të lini veten të hidhet pas mundësive për takime dhe njohje të reja. Por mbani parasysh: edhe marrëdhëniet rastësore nuk janë të këqija, megjithatë, nga ana tjetër duhet të mendoheni mirë para se të lidheni me dikë. E enjtja do të jetë dita më pasionante e javës. Në punë, kjo javë është pozitive dhe ata që janë në kontakt me publikun duhet të përfitojnë nga tranziti i ri pozitiv i Venusit. Jeni energjik, më shumë se zakonisht!

Peshqit

Kushdo që ka përjetuar një krizë në fillim të gushtit tani duhet të përpiqet ta kapërcejë atë, për të shkuar më tej, për të ecur përpara. Keni bashkëpunim me një person, kjo është arsyeja pse jeni të qetë, por diçka ende ju mundon, ndaj përpiquni të mos mendoni shumë për të kaluarën, veçanërisht të Dielën. Ndoshta jeni zhgënjyer nga dikush? E pra, ju e dini pse keni ndjenja të çuditshme. Në punë duhet të gjeni qetësi dhe muaji tetor do ju ndihmojë. Gjithçka fillon pak ngadalë dhe mes të hënës dhe të mërkurës duhet të përballeni me disa probleme, por kokën lart dhe gjithçka do të zgjidhet!

Tags: 11 tetor 2021horoskopipaolo fox
Previous Post

INSTAT: Çmimet e bukës dhe drithërave u rritën në shtator me ritmet më të larta që nga 2012

Next Post

Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Horoskopi 2021

‘Ditë rikuperimi për ndjenjat e kësaj shenje…’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 27 janar 2023

27/01/2023
horoskopi

‘Dashuria do të rikthehet në zemrën tuaj…’ Horoskopi i Paolo Fox për sot për të gjitha shenjat

25/01/2023
Next Post
Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.