Horoskopi nga Paolo Fox, Dashi: Nuk është një ditë veçanërisht e lehtë dhe pozitive për dashurinë, kjo e mërkurë 27. Ndoshta thjesht jeni lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra të vjetra, por megjithatë do të përjetoni një ditë plot kontradikta.
Horoskopi i Paolo Fox, Demi: Shfrytëzojeni ditën e mërkurë duke trajtuar menjëherë çdo problem në dashuri. Mos e shtyni këtë. Mund të përjetoni disa shqetësime me gojën e dhëmbët. Ndërsa në punë hidhni sytë përreth, mund të shfaqen mundësi të reja.
Horoskopi i Binjakëve, Paolo Fox: Ka shumë tension në ajër, por është një situatë normale duke marrë parasysh sa kujdeseni ju për gjërat. Nëse jeni duke përjetuar situata të vështira në punë, përballuni me to. Duket se është koha e duhur. Për shëndetin shfaqen dhimbje koke, kujdes edhe me disa shqetësime në stomak.
Horoskopi për Gaforren Paolo Fox: Zemrat e vetmuara janë duke pritur, por nuk duhet të keni pritshmëri shumë të larta. Puna: vlerësoni me kujdes gjithçka që del këto ditë. Financa, janë të shkëlqyera. Nuk ka asgjë për të thënë për shëndetin tuaj, jeni në formë të shkëlqyer!
Tani le të shohim se çfarë rezervon horoskopi i Paolo Fox për Luanin. Tre ditët e ardhshme, deri në fund të korrikut, janë interesante pasi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Mbroni lëkurën tuaj, si një këshillë paraprake shëndetësore.
Horoskopi Paolo Fox, Virgjëresha. Në dashuri, një periudhë e qetë për çiftet që janë goxha aktive në punë, angazhimi do të shpërblehet. Kujdes me shëndetin, duke pasur parasysh temperaturat përvëluese.
Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Pas disa muajsh pakënaqësie ka mbërritur qetësia e shumëpritur për zemrat e atyre që janë në çift. Emocionet duken të forta: tregoni veten pak tepër tolerant. Horizonte të reja pune po shfaqen për ju të Peshores.
Horoskopi i Paolo Fox, Akrepi: shmangni polemikat në dashuri, përfitoni nga kalimi i mirë i Hënës dhe Venusit. Filtroni ambiciet tuaja të mëdha me racionalitet, duke pasur parasysh se jo gjithçka mund të jetë e arritshme. Shëndeti: Kujdes, jeni shumë të lodhur.
Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: një lajm i mirë është rrugës. Për çiftet e reja është koha ideale për të planifikuar një hap të rëndësishëm, ndoshta një bashkëjetesë. Jeni pak si shumë nervozë, prandaj kushtojini vëmendje situatave. Puna: është koha e duhur për të kërkuar një punë të re.
E mbyllim tani me tre shenjat e fundit të zodiakut. Horoskopi i Paolo Fox për Bricjapin paralajmëron për kriza të mundshme në çifte. Nëse doni të ndryshoni jetën tuaj, por partneri/ja preferon rutinën, në fakt kjo mund të jetë një pikënisje për debate. Pushoni këtë të mërkurë dhe jo pak orë.
Horoskopi i Paolo Fox Ujori: shfrytëzojeni këtë ditë të mërkurë 27 për të folur nëse ka diçka që nuk shkon. Problemet financiare mund të shkaktojnë keqkuptime. Në punë përfitoni nga kjo ditë, më pas çështjet më delikate i shtyni për të hënën.
Horoskopi Paolo Fox Peshqit: panoramë e bukur astrologjike, gjithashtu e favorshme për të sqaruar çdo situatë të sikletshme. Në aspektin profesional mund të keni disa ide të mira që ju bëjnë punë.