• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Dosjet e nxehta që do marrë në dorë Gjykata Kushtetuese nga zgjedhjet vendore, përplasja Rama-Meta për dekretimin e ministrave tek Teatri Kombëtar

22/12/2020
in Politikë
0
Gjykata Kushtetuese/ VOA: Yuri Kim apel për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër…

Gjykata Kushtetuese, falë presionit sistematik të ambasadorëve të SHBA-BE në Tiranë, do të jetë funksionale brenda vitit 2020, duke plotësuar kësisoj një nga kushtet kryesore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel për nisjen e negociatave për integrimin e vendit në BE.Sot ka nisur detyrën anëtari i pestë Altin Binaj ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i dërgojë Presidentit Meta kandidatët për emërimin e anëtarit të gjashtë. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, por kjo gjykatë mund të mblidhet, të shqyrtojë kërkesë-padi dhe të marrë vendime nëse ka të paktën 6 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendime përfundimtare që në 7 maj 2018, për shkak të shkarkimit të anëtarëve nga organet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe për shkak të dorëheqjes së disa të tjerëve nga frika e Vetingut. Ndërkaq, Kushtetuesja nuk kishte kuorumin prej tre anëtarësh që nga data 16 korrik 2018, për të shqyrtuar çështjet në seancat paraprake. Gjykata Kushtetuese e rikrijoi kuorumin prej tre anëtarësh në 2 dhjetor 20219. Nga data 2 dhjetor 2019 dhe deri më sot, Kushtetuesja ka marrë 143 vendime në dhomë këshillimi, duke vendosur të mos kalojë 143 çështje për shqyrtim në seancë plenare.Por, nga ana tjetër, trupat gjykuese me nga tre anëtarë, ka vendosur në dhomë këshillimi që të kalojnë për shqyrtim në seancat plenare disa çështje të rëndësishme, të cilat kanë qenë objekt dhe shkak i sherreve politike. Është pranuar për t’u shqyrtuar në seancë plenare sapo të emërohet anëtari i gjashtë edhe kërkesa e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Rama ka kërkuar interpretimin e pikës 1 të nenit 98 të Kushtetutës, e cila parashikon që ‘ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve’. Mosmarrëveshja u krijua pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, çka detyroi Ramën të emërohej vetë dhe t’i delegonte detyrën Cakajt.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe kërkesën e presidentit Ilir Meta për rrëzimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri. Do të shqyrtojë edhe një kërkesë të ndërtuesve për rrëzimin e pjesshëm të ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social” si dhe disa kërkesa për shfuqizimin e disa togfjalëshave në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale.

Kërkesa e tjera që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese kanë të bëjnë me rrëzimin e vendimeve të gjykatave për disa çështje civile dhe penale. Gjykata Kushtetuese, do të thotë fjalën e fundit për këto çështje sapo të krijojë kuorumin prej 6 anëtarësh.

Tags: dosjetgjykata kushtetuesezgjedhjet vendore
Previous Post

Gazment Bardhi prezanton drejtuesin e ri politik të PD në Shkodër. Helidon Bushati: Synojmë minimalja 7 mandate në zgjedhje

Next Post

Humbjet nga ndalimi i festës/ Anulohen të gjitha prenotimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Mes pandemisë dhe festave/ Tirana ndez dritat e pemës së Krishtlindjes! Ja mesazhet që përcjell kryebashkiaku

Humbjet nga ndalimi i festës/ Anulohen të gjitha prenotimet për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.