Kukës- Një grup të rinjsh janë mbledhur para Komisariatit të Policisë në qytetin e Kukësit për të protestuar për vrasjen e 25- vjeçarit, Klodian Rasha.
“A keni fëmijë ju?“, shkruhet nëpankartën që e kanë vendosur para hyrjes së komisariatit.
Më herët të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës një grup të rinjsh kanë zhvilluar një protestë të heshtur duke dënuar vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i policisë.