Në faturën e energjisë një familje nuk paguan vetëm energjinë elektrike që merr por edhe kosto të tjera si rrjeti transmetimi, shpërndarje, kosto operative të kompanive publike.
Një raport i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum. Ndërsa në kosto rrjeti disi më pak.
“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime s ai takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34% ndërsa pjesa e kostove të rrjetit në çmimin e përgjithshëm të energjisë elektrike për familjarët ishte mes 20% për Shqipërinë dhe 49% për Kosovën” thuhet në raport.
I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.
“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 në shumicën e vendeve që janë në Komunitetin e Energjisë u vu re ulje e çmimeve për konsumatorët industrialë. Gjithsesi ky trend u përmbys me një rritje të çmimeve në vitin 2018 dhe 2019 sipas të dhënave të regjistruara. Rritja më e lartë e vitit të kaluar u regjistrua në Malin e Zi me 16.6% ku çmimet kaluan nga 5.36 eurocent/kWh në 2018 në 6,25 euro cent/ kWh në 2019.
Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji me 5.89 euro cent / kWh, ndërsa çmimi më i lartë industrial u raportua në Shqipëri (12.48 euro cent / kWh. (Për Shqipërinë rapori i referohet të dhënave të Eurostat dhe nënvizon se ky është një vlerësim dhe jo një shifër e saktë).
Në vitin 2019, çmimet mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët industrial të energjisë elektrike industriale vendet e BE-së anëtare të Komunitetit të Energjisë ishin sa 65% e çmimeve mesatare të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale në vendet anëtare të BE-së” thuhet në raport.
Lidhur me bizneset Shqipëria prej disa vitesh po zbaton tashmë pjesën e liberalizimit të tregut ku deri më tani është bërë e mundur nxjerrja në treg të lirë e konsumatorëve të lidhur në tension 35 kv ndërkohë që gradualisht do të bëhet nxjerrja e konsumatorëve 20 kv dhe 10 e 6 kv.
Marrë nga Monitor