Një 23-vjeçar me shtetasi siriane ka mbetur i plagosur, si pasojë e një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Durrës rreth orës 17:30. Në lagjen nr.4.
Siriani me iniciale A.M., është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po vijon me zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.